Connect with Us

“Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…”, rrëfehet Tuci: Na thonë “banda e shqiptarëve”

Sport

“Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…”, rrëfehet Tuci: Na thonë “banda e shqiptarëve”

Publikuar

-

Një nga të ftuarit e shumtë në emsionin “FanZone” ishte sulmuesi i Shqipërisë U-21, Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, ku luajnë gjithashtu Uzuni, Mersinaj, Çokaj dhe Lirim Kastrati.

“Për momentin, ndodhem te shtëpia ime, në Laç. Sapo kam ardhur nga Zagrebi, ku sapo ka rënë edhe tërmeti. Kontaktova në ambasadë, më dhanë leje të kaloj tre shtete i shoqëruar nga policia, që të mos bënim ndalesa rruës. Në Zagreb nuk kemi bërë teste. Kemi dy javë që kemi ndaluar stërvitjen dhe kemi qëndruar vetëm në shtëpi. Kemi ardhur vetëm dy veta në Shqipëri, unë dhe Myrto Uzuni.”

“Banda e Shqiptarëve”: Çunat e ekipit na thërrasin “Banda e Shqiptarëve”. Ne rrimë gjatë gjithë kohës bashkë, shoqërohemi bashkë, edhe shokët e skuadrës na mbajnë mirë. Ky është viti i parë në futbollin profesionist në Kroaci, kam shënuar 2 gola dhe kam dhënë 2 asiste. Siç e dinë të gjithë, Kroacia është trampolina më e mirë në Ballkan. Objektivi im është të luaj sa më shumë te Lokomotiva, ndërsa vitin tjetër dua të hedh hapin e madh.

Idhulli i Tucit, Adriano: Që 6 vjeç kam parë Adrianon teksa luante për Interin dhe shpresoj që një ditë të jem tek Interi. Debutimi ishte shumë i mirë, kam luajtur kundër Hajduk Splitit, aty luan Ismajli. Ai më priti shumë mirë, më tha suksese. Ishte ndeshja ime debutuese.

Kontrata: Firmosa edhe për katër vite të tjera, pra deri në vitin 2023 do të jem te Lokomotiva. Për momentin, jam i fokusuar vetëm këtu. Normalisht, në grumbullimin e parë me Shpresat, çunat më kanë pritur shumë mirë, edhe stafi. Po bëhet një punë shumë profesionale te Kombëtarja.

Kombëtarja: Fanellën e Kombëtares Shpresa e vesha për herë të parë ndaj Anglisë, në “Loro Boriçi”. Ishte ndjenja më e bukur në botë, nuk mund ta përshkruaj. Shpresoj që me Kombëtaren A, të jetë ndjenjë edhe më e pabesueshme. Shumë faleminderit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: