Connect with Us

“Shqetësohem për familjen në Zvicër”, Veseli: Ja pse u largova nga Empoli

Sport

“Shqetësohem për familjen në Zvicër”, Veseli: Ja pse u largova nga Empoli

Publikuar

-

Mbrojtësi i Shqipërisë, Frederik Veseli, ka folur për emisionin Fan Zone në Supersport, aty ku shpjegoi pse u largua nga Empoli, si dhe tregoi si po i kalon ditët e izolimit.

“Për momentin, jam në Nice të Francës. Po ha kroasant çdo mëngjes (qesh). Për momentin, të gjithë jemi mirë. Familjen e kam në Zvicër, mërzitem shumë për ata, pasi në Zvicër nuk ka shtet-rrethim dhe njerëzit kanë rrezik për t’u infektuar. Këtu në Francë, jemi në karantinë totale, kemi mundësi për të shkuar vetëm në farmaci ose supermarket.

“Më vjen shumë keq për gjërat që kanë ndodhur në Zagreb, kjo po bëhet një krizë ekonomike. Ne kemi biseduar me klubet, na kanë thënë që do të na ulen rrogat, nuk e di se sa. Por e rëndësishme është të mos kemi dëmtime në shëndet. Ne lojtarët e ekipit të parë, nuk na vret shumë, por ata që paguhen më pak, më vjen shumë keq për ta.

Mungesa në Instagram? Kam pasur Instagram më herët, por i hoqa së bashku me Facebook, pasi nuk jam shumë aktiv në rrjetet sociale. Gjithsesi, unë e hapa Instagramin sërish dhe iu bëj ftesë të më bëni “Follow” (qesh). Unë jam single dhe nuk e përdor Instagramin për atë arsye. Unë më i bukuri në kombëtare? Jooo (qesh). Bëni një sondazh, nuk e di.

Qëllimi im ishte të qëndroja tek Empoli, nuk doja të largohesha, por ndodhën disa probleme me drejtorët e klubit. Unë kam kërkuar të largohem, sepse më thanë që nuk do të luaj më. U befasova, pasi ai lajm më erdhi me datë 16 janar, shumë vonë në merkato. Më ka ardhur një ofertë nga Kina, por nuk doja të largohesha nga Europa. Zgjodha Le Mans, ka një projekt shumë të mirë dhe zgjodha të largohesha nga Empoli për të luajtur. Plus, doja të provoja një kampionat tjetër, një shtet tjetër. Gjëja pozitive për mua është se di të flas frëngjisht”, tha Veseli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: