Connect with Us

Bajram Jashanica e thotë sërish: Ishte pakujdesi, rrezikova karrierën

Sport

Bajram Jashanica e thotë sërish: Ishte pakujdesi, rrezikova karrierën

Publikuar

-

Bajram Jashanica, për dy vite qëndroi larg fushave të blerta. Një pakujdesi bëri që ai të dilte pozitiv me doping pas ndeshjes kundër Young Boys. Ajo periudhë ka kaluar dhe qendërmbrojtësi nuk dëshiron ta kthejë kokën prapa.

“E kam thënë shumë herë se kjo ishte periudha më e errët e karrierës time. I lutem Zotit mos t’i ndodhë ndonjë futbollisti siç më ka ndodhur mua, nga pakujdesia, që më kushtoi karrierën në futboll. Tani për tani nuk dua as të mendoj, sepse jam duke shikuar vetëm përpara”, është shprehur Jashanica në intervistën e dhënë për “Gazeta Olle”.

Tani ai po stërvitet në shtëpi dhe i vjen keq që kampionati u ndal në një moment që ai po kalonte një formë të mirë. “I nisa mjaft mirë ndeshjet në kampionat, por fati i keq ishte pezullimi i ndeshjeve për shkak të këtij virusi. Pres që kjo situatë të kalojë sa më parë.

Tani për tani jam duke stërvitur në kushte shtëpie, me ato mundësi që kam për ta mbajtur formën në nivel”, tha Jashanica, i cili foli edhe për Kosovën, që sipas tij do e kalojë Maqedoninë e Veriut dhe shpreh gatishmërinë e tij në çdo moment për përfaqësuesen dardane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: