BundesLiga
Bayern i tregon derën Neuer-it, i vë syrin portierit 100 milionë eurosh

Mund të ketë ndryshime të rëndësishme te Bayern Munich për sa i takon merkatos. Veçanërisht për sa i takon rolit të portierit.
Zërat në lidhje me një sulm të Chelsea-t për Manuel Neuer kanë ardhur pak përpara atyre që kanë bërë të ditur se klubi gjerman është vënë në gjurmët e zëvendësuesit të tij.
Sipas Daily Mail, me largimin gjithmonë e më të mundshëm të Neuer, bavarezët po mendojnë për portierin e Barcelona-s, Marc-Andre ter Stegen.
Një befasi e vërtetë për numrin një aktual të Bayern-it, duke parë se ylli i katalansve mund të konsiderohet rivali i tij numër një i muajve të fundit. Një rivalitet që ka nisur për rolin e titullarit te kombëtarja e Gjermanisë.
Largimi i mundshëm i Neuer nga Bayern dhe zëvendësimi i tij me Ter Stegen do të ishte një shaka e vërtetë e fatit. Portieri i Barçës mund të kuyshtojë deri në 100 milionë euro.