Connect with Us

Igli Tare bëhet gati për një super goditje, bën pazar te Barcelona

Seria A

Igli Tare bëhet gati për një super goditje, bën pazar te Barcelona

Publikuar

-

Igli Tare ka misionin e vështirë të formojë një Lacio të denjë për të shkuar sa më larg sezonin e ardhshëm në Champions League, një kompeticion, të cilin bardhekaltrit nuk e prekin prej dekadash. Kështu, në Romë duhet të vijnë emra me peshë që e njohin mirë atë kompeticion dhe kanë qenë pjesë e pandashme e tij.

Një prej tyre është ish-ylli i Barcelonës, Pedro Rodriges. Spanjolli është pranë mbylljes së kontratës me Çelsin dhe në qershor do të jetë një lojtar i lirë për të shqyrtuar ofertat që do i vijnë në tavolinë. Një mundësi do të jetë ajo e Igli Tares dhe Lotitos. Nga Italia raportohet se dy arkitektët e Lacios janë gati t’i ofrojnë një kontratë afatgjatë spanjollit.

Ata propozojnë një pagë prej 3 deri në 3.5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme. Një mundësi mjaft e mirë kjo për Pedron, i cili do të kishte mundësinë të luante akoma në nivele të larta edhe pse tashmë duke mbushur 33 vjeç dhe nuk është më ai ylli që shkëlqente krah Mesit te Barça. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: