Connect with Us

Kamberi bën falenderimin special dhe largohet nga Skocia

Kombëtare

Kamberi bën falenderimin special dhe largohet nga Skocia

Publikuar

-

Florian Kamberi është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga emrat më të vlerësuar në radhët e e Rejnxhërs, me tifozët e kësaj skuadre që duan që ai të qëndrojë edhe në vitin e ardhshëm. Ndaj edhe klubi skocez nuk ka ngurruar që të caktojë pikërisht sulmuesin që ka vendosur të luajë për Shqipërinë, si atë i cili do të falënderonte publikisht mjekët dhe stafet mjekësore që po punojnë tani në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Në faqen e klubit të Rejnxhërs është publikuar mesazhi i sulmuesit, i cili u ka kujtuar tifozëve edhe të ndjekin rregullat në këtë periudhë të vështirë.

“Do të dëshiroja të dërgoja mesazhe dashurie dhe mbështetje nga e gjithë familja e Rejnxhërs për familjet e futbollit anembanë botës.

Do të dëshiroja të falënderoja të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, shoferët e ambulancave dhe të gjithë të tjerët për punën e tyre. Ata meritojnë respektin më të madh për punën e tyre me vetmohim në këtë situatë të vështirë.

Gjithmonë qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt, lani duart, qëndroni të izoluar dhe kryeni distancim social. Mos rrezikoni. Mendoj se si të gjithë të tjerët pres me shumë padurim që të kthehem të luaj futboll, por kjo situatë është më e rëndësishme se çdo gjë në jetë. Ndaj kujdesuni për familjet tuaja dhe të dashurit, shpresoj t’ju shoh shumë shpejt”, ishte mesazhi i Kamberit.

Pas këtij mesazhi, ai ka bërë gati valixhet dhe është larguar nga Skocia, për të udhëtuar drejt Zvicrës, ku banon familja e tij. Klubi u ka bërë të ditur lojtarëve se meqë pritej të paktën edhe një muaj pushim, mund të largoheshin dhe Kamberi e ka bërë një gjë të tillë, duke zgjedhur që të udhëtojë sa më parë për të qëndruar përkrah familjarëve të tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: