Connect with Us

Kaosi me financat, Andi Lila në mbështetje të FSHF-së. Ja kërkesa që i bën Edi Ramës

Sport

Kaosi me financat, Andi Lila në mbështetje të FSHF-së. Ja kërkesa që i bën Edi Ramës

Publikuar

-

Pasojat e lëna nga pandemia Koronavirus janë të mëdha, ku përpos dëmit shëndetësor renditet edhe ai ekonomik. E nga kjo kategori nuk shpëtojnë as klubet e futbollit, të cilat kanë nisur të ndjejnë që tani atë rrezik që i kanoset përpara. Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me Ligën Profesioniste i kanë bërë kërkesë zyrtare qeverisë së vendit tonë për të mbështetur financiarisht ekipet e Superiores.

Në mbështetje të kësaj ideje vjen edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë, që me shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Ministrave kërkon prej këtyre të fundit që përpos klubeve të Superiores të kompensohen për dëmet financiare të lëna pas nga pandemia Covid-19 edhe lojtarët dhe stafet drejtuese të Kategorisë së Parë dhe asaj të Dytë si dhe futbollistet femra. Buxheti i skuadrave shqiptare të futbollit në Shqipëri nuk është i lartë dhe kjo situatë padyshim që e rrezikon ndjeshëm gjendjen e tyre financiare, ndërsa një kompensim nga shteti shqiptar do të ishte një ndihmë e madhe për klubet dhe për futbollistët e kampionateve tona.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: