Connect with Us

“Po laj disa borxhe”, rrëfehet Armando Cungu: Meritën te Tirana e ka …

Sport

“Po laj disa borxhe”, rrëfehet Armando Cungu: Meritën te Tirana e ka …

Publikuar

-

Nga Shkodra, aty ku po kalon këto ditë vetëizolimi, trajneri Armando Cungu ka bërë një lidhje direkt me televizonin “Ora News”, ku ka folur për skuadrën e tij, apo dhe këto moment pranë familjes në qytetin e ti. Cungu ka folur edhe për garën për titull dhe jo vetëm. “Po qëndroj në Shkodër bashkë me familjen time në këto ditë të vështira. Fal Zotit jemi mirë dhe po përpiqemi të kujdesemi për veten.

Është e vërtetë që në Shkodër humori na mban gjallë, dhe kjo po na mban këto ditë. Jeta pa futboll është jo e lehtë, sepse kemi një jetë që merremi me këtë punë, disa vite si futbollistë dhe disa të tjera si trajner. Megjithatë tani po laj disa boxhe ndaj familjes sespse puna jonë na dertyron të jemi gjithmonë në lëizje dhe lëmë shumë mangësi në qëndrimin në shtëpi me fëmijët me bashkëshorten”.

Angazhimet

“Kam dhe një oborr përpara shtëpisë dhe tani po bëjë dhe luleshtarin . Luajmë letra, lexojmë libra, kalojmë mirë edhe këto ditë. Të gjithë kishim nevojë të qendronim bashkë. Por qendrimi në shtëpi nuk qenka i lehtë sepse na mungonë përditshmëria. Çdo ditë flas me lojtarët e Laçit për planin stërvitor dhe jam i bindur se i zbatojnë sepse janë djem seriozë. Te Laçi nuk ka asnjë lojtar me simptoma të virusit. Çdo gjë shkon mirë edhe në familjet e tyre. Stërvitja online është në kushte halli”.

Djali

“Nuk është e lehtë që nga Shkodra t’u shpjegojë lojtarëve në Tiranë, Kavajë, apo vende të tjera . Tani po i qendrojë edhe djalit pranë sepse është 16 vjeç dhe nuk i kam mësuar dy pasime. Po i qendrojë afër dhe po e ndihmojë maksimalisht. Ka shenja të mirë por mbetet në dorën e tij për të ecur më shumë. Aktivizohet me Vllaznia U-16 dhe luan në mesfushë në rolin e organizatorit. Sa i përket shkëputjes së stërvitjes për lojtarët është e vështirë kjo ndalesë”.

Pezullimi

“Për të gjithë është negative sepse ndryshon shumë ritmi i sportistëve. Tiranën e shoh më favorizuese dhe nga shkëputja me vendin e dytë, ka luksin për të mbajtur vendin e parë. Tiranën e shoh kampione dhe e përgëzoj shumë sepse ka meritë të madhe e mbi të gjitha meritë ka Egbo. Uefa kërkon t’i përmbahet një kalendari për të mos ndryshuar situatën. Të jem realist nuk e shoh që mund të shuhet shumë shpejt kjo pandemi, ndaj do gjithçka kohën e vetë”.

Abuzimet

“Më çudit fakti që disa kampionate nuk janë stopuar ende. As që e mendoja të ndodhte kështu pasi lojtarët janë në rrezik. Nuk mund të ruhen futbollistët duke përdorur maska e doreza kur luajnë sepse kontakti me kundërshtarin është i pashmangshëm. Kot nuk quhet futboll fushe, të ishte ndryshe luanim futboll tavoline apo “Play-Station”, – u shpreh Armando Cungu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: