Connect with Us

Talenti i Bylisit i habit të gjithë, stërvitet mes dëborës (video)

Sport

Talenti i Bylisit i habit të gjithë, stërvitet mes dëborës (video)

Publikuar

-

Andi Hadroji luan sezonin e tij të dytë në Ballsh. Për herë të parë me Bylisin u aktivizua në Kategorinë e Parë, duke qenë titular konstant. Edhe këtë sezon në Superiore trajneri Dovedan i ka besuar një vend në formacion në shumicën e ndeshjeve. Pas ndërprerjes së kampionatit, lojtari i krahut të djathtë ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Pukë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari tregon se si po i kalon ditët larg skuadrës dhe stërvitjen e veçantë që bën mes dëborës.

Andi, si janë për ju këto ditë larg skuadrës?
Të them të drejtën ne jemi mësuar me regjim, sidomos në klub, duke filluar nga grumbullimi që bëjmë dhe stërvitja. Tashmë sikur nuk po na pëlqen kjo ndërprerje kaq e gjatë. Por, unë po stërvitem individualisht dhe do të jem gati kur të rifillojë përgatitja në grup. Na mungon stërvitja taktike, ushtrimet në grup dhe natyrisht loja…

Ku jeni në këtë periudhe pezullimi të kampionatit?

Ndodhem në qytetin e Pukës, pasi këtu kam familjen. Edhe pse këtu ka rënë dëborë ditët e fundit, nuk jam ndalur. Klima e pastër më shërben, sepse këtu është vend alpin. Duket sikur po bëj një minifazë.

Ke folur me shokët e skuadrës?

Patjetër që flasim çdo ditë, sepse jemi shumë të lidhur për shkak se qëndrojmë thuajse të gjithë në një hotel në Ballsh.

Si ka qenë ky sezon për Hadrojin, jeni i kënaqur deri më tani?

Do ta cilësoja pozitiv. Shpresoj që të kemi shëndetin mirë në radhë të pare dhe ta kalojmë këtë situatë sa më shpejt. Bashkë me ekipin uroj të realizojmë synimet që kemi si klub.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: