Connect with Us

“Titulli i takon Tiranës”/ Cungu rrëfen pengun e jetës

Sport

“Titulli i takon Tiranës”/ Cungu rrëfen pengun e jetës

Publikuar

-

Në këto ditë të vështira izolimi që po kalon Shqipëria, Armando Cungu po i merr më të mirën kësaj të keqe duke qendruar pak kohë më tepër me familjen. Nga Shkodra trajneri tregon në një intervistë të gjatë për “Ora News” gabimet që ka bërë në të shkuarën duke mos i dhënë familjes atë kohën e merituar, të cilën e la pas futbollit. Madje pengu i tij më i madh mbetet fakti që nuk i ka qendruar pranë sa duhet djalit të tij i cili ka nisur një karrierë amatore si mesfushor.

Në rrëfimin e tij Cungu trgon sesa vështirë është të punohet me lojtarët nga shtëpia, të cilëve në mënyrë onlinë duhet t’u tregojë programin e detajuar për të mbajtur trupin në formë. Megjithëse nuk ka ende një datë të rinisjes së kampionatit, trajneri shkodran e sheh skuadrën e Tiranës si kampione të këtij sezoni. Meritat Cungu ia adreson gjithë stafit dhe lojtarëve por mbi të gjitha trajnerit Emanuel Egbo.

“Po qendroj në Shkodër bashkë me familjen time në këto ditë të vështira. Fal Zotit jemi mirë dhe po përpiqemi të kujdesemi për veten. Është e vërtetë që në Shkodër humori na mban gjallë, dhe kjo po na mban këto ditë. Jeta pa futboll është jo e lehtë sepse kemi një jetë që merremi me këtë punë, disa vite si futbollistë dhe disa të tjera si trajner. Megjithatë tani po laj disa boxhe ndaj familjes sespse puna jonë na dertyron të jemi gjithmonë në lëizje dhe lëmë shumë mangësi në qëndrimin në shtëpi me femijët me bashkëshorten.

Kam dhe një oborr përpara shtëpisë dhe tani po bëjë dhe luleshtarin(qesh). Luajmë letra, lexojmë libra, kalojmë mirë edhe këto ditë. Të gjithë kishim nevojë të qendronim bashkë. Por qendrimi në shtëpi nuk qenka i lehtë sepse na mungonë përditshmëria. Çdo ditë flas me lojtarët e Laçit për planin stërvitor dhe jam i bindur se i zbatojnë sepse janë djem seriozë. Te Laçi nuk ka asnjë lojtar me simptoma të virusit. Çdo gjë shkon mirë edhe në familjet e tyre. Stërvitja online është në kushte halli. Nuk është e lehtë që nga Shkodra tu shpjegojë lojtarëve në Tiranë, Kavajë, apo vende të tjera.

Tani po i qendrojë edhe djalit pranë sepse është 16 vjeç dhe nuk i kam mësuar dy pasime. Po i qendrojë afër dhe po e ndihmojë maksimalisht. Ka shenja të mirë por mbetet në dorën e tijpër të ecur më shumë. Aktivizohet me Vllaznia U16 dhe luan në mesfushë në rolin e organizatorit. Sa i përket shkëputjes së stërvitjes për lojtarët është e vështirë kjo ndalesë. Për të gjithë është negative sepse ndryshon shumë ritmi i sportistëve.

Tiranën e shoh më favorizuese dhe nga shkëputja me vendin e dytë, ka luksin për të mbajtur vendin e parë. Tiranën e shoh kampione dhe e përgëzojë shumë sepse ka meritë të madhe e mbi të gjitha meritë ka Egbo. Uefa kërkon t’I ërmbahet një kalendari për të mos ndryshuar situate. Të jem realist nuk e shoh që mund të shuhet shumë shpejt kjo pandemi, ndaj do gjithçka kohën e vetë.

Më çudit fakti që disa kampionate nuk janë stopuar ende. As që e mendoja të ndodhte kështu pasi lojtarët janë në rrezik. Nuk mund të ruhen futbollistët duke përdorur maska e doreza kur luajnë sepse kontakti me kundër shtarin është i pashmangshëm. Kot nuk quhet futboll fushe, të ishte ndryshe luanim futboll tavoline apo Play Station”- ka thënë Armando Cungu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: