La Liga
Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti i Atletico Madridit ndërron jetë në një moshë fare të re

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja ditën e sotme, me Atletico Madrid që ka njoftuar ndarjen nga jetë të 14-vjeçarit, që luante për moshat e “Los Colchoneros”.
Christian Minchola Sanchez numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta. Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen e 14-vjeçarit.
Gjithashtu, edhe presidenti Cerezo ka shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë. Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”, përfundon numri një i klubit të Atleticos. Ndërkohë, kapiteni i ekipit, Koke shkruante: “Jeta është shumë e padrejtë! Kurajo familjes dhe miqve të Christianit”.
La familia rojiblanca está de luto por el fallecimiento de nuestro jugador infantil Christian Minchola. Nos unimos al dolor de sus familiares, compañeros y amigos. Descanse en paz.https://t.co/x0qePAeTWW pic.twitter.com/9l2Klj6c4x
— Atlético de Madrid (@Atleti) March 28, 2020