Connect with Us

Video/ 3 javë i karantinuar, Sadiku i dështon spektakli, thyen telefonin

Sport

Video/ 3 javë i karantinuar, Sadiku i dështon spektakli, thyen telefonin

Publikuar

-

Armando Sadiku prej tre javësh ndodhet i izoluar në banesën e tij në Malaga, duke qenë se shteti spanjoll i është nënshtruar masave të rrepta për të luftuar përhapjen e frikshme të Covid-19. Futbollisti shqiptar vijon të stërvitet në shtëpinë e tij në mënyrë që të mbajë sa më të freskët dhe në formë trupin e tij për rinisjen e kampionatit, që ende nuk ka një datë se kur mund të fillojë sërish. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shpërndarë në rrjetin e tij social në “Instagram” një video, ku shfaqet duke kryer ushtrime.

Por “spektakli” për “Instagram” nuk i shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në fund i ka kushtuar Sadikut një celular me ekran të thyer. Pas disa kërcimeve në litar, lojtari shqiptar që aktivizohet me Malagan merr një top në këmbët e tij, i cili pasi goditet shkon drejt e në telefonin e sulmuesit kuqezi, duke i thyer edhe ekranin. Madje edhe vetë Sadiku ka vendosur të bëjë ironi me këtë fakt, duke shkruar në videon e shpërndarë prej tij fjalët: “Ja çfarë ndodh pas tre javësh në karantinë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: