Connect with Us

VIDEO/ Futbolli i gjunjëzuar prej Koronavirusit, Bakaj dhuron spektakël në Bjellorusi

Kombëtare

VIDEO/ Futbolli i gjunjëzuar prej Koronavirusit, Bakaj dhuron spektakël në Bjellorusi

Publikuar

-

E gjithë bota është ndalur, por jo në Bjellorusi, ku jeta vazhdon normalisht dhe futbolli po ashtu, pavarësisht kërcënimit të koronavirusit. Bjellorusët kanë vendosur që të injorojnë rrezikun dhe vazhdojnë jetën normalisht sipas planit të tyre, ku përfshihet edhe futbolli.

Ndaj Elis Bakaj ka zbritur përsëri sot në fushën e lojës me Dinamo Brest, për të dhënë kontributin e tij për skuadrën kampione të Bjellorusisë në javën e dytë të kampionatit që sapo ka filluar. Nëse në javën e parë ekipi nuk regjistroi më shumë se një barazim pa gola, sot në transfertën ndaj Slutsk, ai arriti fitoren e parë, me Bakajn si protagonist.

I futur në fushën e lojës si titullar, Bakaj ishte ai i cili në minutën e 19 të sfidës ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, të cilën Milevski e ktheu në gol pas një devijim të saktë para portës kundërshtare. Ky do të ishte goli i vetëm sfidës, pasi asnjë nga skuadrat nuk arriti të tundte më rrjetën, me Bakajn i cili kishte dy mundësi të mira shënimi por nuk i shfrytëzoi siç duhet për të realizuar golin e tij të parë në ndeshje zyrtare me ekipin të cilit iu bashkua në janar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: