Connect with Us

Video/ Shqiptarët bëjnë “ligjin” në Bjellorusi, pas Bakajt një tjetër futbollist i Kombëtares protagonist

Sport

Video/ Shqiptarët bëjnë “ligjin” në Bjellorusi, pas Bakajt një tjetër futbollist i Kombëtares protagonist

Publikuar

-

Largimi i Elis Bakajt drejt Dinamo Brest ka dobësuar padyshim Shakhtor Soligorsk, por klubi nuk ka vonuar që të gjejë një tjetër shqiptar si liderin e sulmit të kësaj skuadre. Azdren Llullaku, i transferuar te ekipi bjellorus që në edicionin e kaluar, nuk ka vonuar që të bëhet protagonist i rëndësishëm i lojës së kësaj skuadre, duke u kthyer në organizatorin që i mungonte pas largimit të Bakajt.

Në ndeshjen e sotme në transfertë të Shakhtor ndaj Gorodeja, ai luajti titullar dhe ishte një element shumë i rëndësishëm i fitores 2-0, duke pasur gisht në të dy golat që realizoi ekipi i tij. Shakhtor dominoi ndeshjen dhe shpërdoroi një penallti në pjesën e pare, ndërsa në të dytën Llullaku filloi të shfaqej në versionin e organizatorit.

Kështu, ai nisi aksionin e golit të parë të shënuar nga Diasamidze në minutën e 56, ndërsa në fundin e sfidës, ai dha asistin për golin e dytë të shënuar nga Podstrelov, duke u zëvendësuar më pas nga trajneri i skuadrës së tij si zgjedhje për të kaluar minutat e fundit. Një paraqitje e rëndësishme për lojtarin i cili me sa duket do të ketë një rol shumë më të rëndësishëm në klubin e tij ku vitin e kaluar nuk kishte shumë fat me dëmtimet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: