Kombëtare
Berisha bën postimin me Cristiano Ronaldon/ Eros Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Të gjithë tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të Koronavirusit dhe mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën.
Ky izolim ka bërë që portieri i Kombëtares, Etrit Berisha të rikthehet të shikojë disa nga momentet e tij më të mira këtë sezon. Një moment është edhe ai në ndeshjen mes SPAL-it dhe Juventusit, ku Berisha ka bërë një pritje fantastike ndaj yllit bardhezi Cristiano Ronaldo.
Pikërisht këtë pritje gardiani kuqezi e ka postuar në “Instagram”, teksa e shoqëron me shkrimin: “Mungon tashmë”, duke iu referuar pezullimit të fundit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania