Connect with Us

(Foto) Mbrojtësi i Bylisit i bie shkurt: Nuk gjeja dot berber, ndaj…

Sport

(Foto) Mbrojtësi i Bylisit i bie shkurt: Nuk gjeja dot berber, ndaj…

Publikuar

-

Stivian Janku luan sezonin e tij të dytë në Ballsh. Qendërmbrojtësi nga Delvina është formuar si futbollist në akademinë e Partizanit, por pa mundur të debutojë me fanellën e kuqe në Superiore. Për herë të parë 22-vjeçari ka luajtur në elitën e futbollit në sezonin 2017-2018, duke qenë pjesë e Luftëtarit që e mbylli atë kampionat në vend të tretë. Më pas u transferua te Bylisi për të marrë më shumë minuta dhe këtë sezon është kthyer në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës ballshiote në repartin e mbrojtjes.

Madje Janku ka arritur të shënojë edhe një gol me vlerën e tri pikëve në fitoren 0-1 të Bylisit në Shkodër ndaj Vllaznisë në fazën e dytë. Këtë periudhë të ndërprerjes se kampionatit, Janku po e kalon në familjen e tij në Delvinë, teksa po stërvitet në kushtet e shtëpisë. Në intervistën për “Panorama Sport”, shtatlarti tregon programin që ndjek, por edhe ndryshimin e modelit të flokëve…

Janku si po e kalon këtë periudhë?

Ndodhem në qytetin tim në Delvinë pranë familjes. Po zbatojmë rregullat dhe po qëndrojmë në shtëpi.

E vështirë kjo situate për regjimin e një sportisti?

Patjetër që po, sepse ne jemi mësuar të rrijmë grup dhe të stërvitemi. Shpresoj që ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt.

Çfarë programi po ndjek për stërvitjen?

Në kushtet e shtëpisë duke bërë ushtrime fizike, por edhe izometri, pompa, muskuj barku etj. Kuptohet që është ndryshe fusha, ndryshe shtëpia, por duhet që të mbajmë trupin në formë…

Ke folur me shokët?

Flas çdo ditë. U bënë dy sezone që luaj në Ballsh. Lidhja ime me këtë qytet është e hershme…

Shohim që ke ndryshuar edhe pamjen…

Vendosa që të bëhesha berber i vetes. Ndryshova “look”, nisur edhe nga situata apo dhe mungesa e një berberi. Duke qenë se rrijmë në shtëpi dhe zbatojmë rregullat, përfitova nga koha dhe thash të qethem tullac.

Këtë sezon ke luajtur 16 ndeshje, teksa në 12 prej tyre titular. Je i kënaqur?

Duke parë performancën e ekipit apo dhe konkurrencën që ka, natyrisht që jam i kënaqur. Shpresojnëë të rifillojë gara, sepse ne këtë sezon kemi synimet tona në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Por më parë ta kalojmë këtë moment për të qenë më të qetë edhe psikologjikisht…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: