Sport
Koronavirusi i ndërpreu super sezonin, Vedat Muriqi jep mesazhin e madh

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po kalonte një sezon fantastik me skuadrën e Fenerbahçes, të cilës iu bashkua merkaton e verës së kaluar, derisa kampionati u ndërpre për shkak të përhapjes së koronavirusit.
25 vjeçari është i 3-ti në listën e golashënuesve të këtij sezoni në Superligën Turke, me 13 gola të shënuar, por kjo nuk ka rëndësi tashmë për të më shumë sesa zgjidhja e situatës së krijuar si pasojë e COVID-19.
“E gjithë bota po kalon momente të vështirë. Ju lutem, respektoni rregullat dhe këshillat që na janë dhënë. Qëndroni në shtëpi me të dashurit tuaj”, shkruan ai në Twitter-in e “Fanatik”.
Fenerbahçe’nin golcüsü Vedat Muriç, Kosovalı hemşehrilerine 'evde kalın' çağrısında bulundu.
"Dünya olarak zor zamanlardan geçiyoruz. Lütfen bize anlatılanlara uyalım ve sevdiklerimizle birlikte evimizde kalalım."#QuarentineDays | #CoronaVirus | #EvdeKal pic.twitter.com/GjlWRKRXvJ
— Fanatik #EvdeKal (@fanatikcomtr) March 29, 2020