Connect with Us

“Po më lajmërojnë çdo ditë për miqtë e mi të vdekur”, rrëfimi rrënqethës i ndihmësit të Rejës

Seria A

“Po më lajmërojnë çdo ditë për miqtë e mi të vdekur”, rrëfimi rrënqethës i ndihmësit të Rejës

Publikuar

-

Zv/trajneri i Shqipërisë Serxho Porrini rrëfen se shumë miq të tij po humbasin jetën për shkak të koronavirusit në Itali.

Ish-futbollisti i Juventusit, i cili ka humbur në këtë katastrofë natyrore edhe njërin prej kushërinjve të tij, këmbëngul që ky sezon të shtyhet për vitin e ardhshëm duke e konsideruar si “të sforcuar dhe të detyruar përpjekjet për të rinisur kampionatin italian në muajin maj”.

” Izolimi – Jam në Krema sepse jam prej këtij qyteti. Jam izoluar që në momentin kur u përhap koronavirusi. Jemi të gjithë mirë në shtëpi. Jemi të bindur se kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet.

Porrini

Futbolli – Në këtë moment është tepër e vështirë që të flasim për futbollin, dy javë më parë flisja normalisht duke besuar se kampionati do të mbyllej. Sot është bërë tepër e vështirë. Çdo ditë më telefonojnë dhe më lajmërojnë se disa prej miqve të mi kanë vdekur. Edhe nëse kampionati fillon në muajin maj do të jetë diçka e sforcuar dhe nuk do të jetë e mirë as për tifozët, madje dhe për vetë futbollin. Duhet të mendojmë për kampionatin për vitin e ardhshëm. Është një goditje për të gjitha klubet, por po përballemi me diçka që vlen më shumë se sporti. Duhet të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, rrëfen 51-vjeçari Serxho Porrini.

Ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja humbi një javë më parë kushëririn e tij Marko, i cili ishte diagnostikuar me koronavirus.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: