Connect with Us

Presidenti i Sionit zbulon prapaskenat, ja pse e hodhi Lenjanin në mes të rrugës

Sport

Presidenti i Sionit zbulon prapaskenat, ja pse e hodhi Lenjanin në mes të rrugës

Publikuar

-

Presidenti i klubit të Sion, Kristian Konstantin, ishte ndër të parët që mori masa radikale për të shmangur krizën si pasojë e ndalesës së koronavirusit. Por nëse klubet e tjera shkurtonin rrogat e lojtarëve me anë të një akordi, ai i kaloi të gjithë në asistencë sociale, ndërsa shkarkoi direkt 9 prej tyre pasi e refuzuan këtë vendim të njëanshëm. Mes emrave të futbollistëve të cilëve u ndërpreu kontratat ishin edhe Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami, dy nga lojtarët kryesorë të Sionit.

Presidenti zbuloi sot se veprimi që kishte kryer, ishte i mirëmenduar dhe se ai kishet dashur që t’i bënte shembull futbollistët në fjalë.

“Unë zgjodha me dashje 9 lojtarë, pasi shkarkimi nga puna i 10 apo më shumë njerëzve quhet shkarkim në masë sipas ligjeve, e kjo kërkon procedura speciale e të komplikuara. Unë zgjodha në bazë të moshës dhe të kohëzgjatjes së kontratës. Mes tyre është edhe Kouasi, i cili duhej të ishte medoemos në listë si lideri i atyre që refuzuan asistencën. Atij i interesojnë vetëm paratë”, shpjegoi presidenti i Sionit.

Lenjani në fakt kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni me Sionin, me të drejtë zgjatjen e saj edhe në edicionin e ardhshëm, por këtë opsion mund ta aktivizonte vetëm klubi. Kështu, Sioni mendon se ka shpëtuar nga rrogat e fundit të futbollistit shqiptar, i cili ka qenë ndër të mirëpaguarit në këtë klub, ashtu si edhe Kasami. Por në Zvicër janë të sigurt se të dy futbollistët do t’u drejtohen avokatëve të tyre dhe kjo çështje do të mbyllet vetëm me gjyq, sapo të normalizohet situate.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: