Connect with Us

“Qeveria jonë ka hallin e Juventusit”, Takaj thumbon keq Ramën: Futbolli shqiptar diskuton ekzistencën

Sport

“Qeveria jonë ka hallin e Juventusit”, Takaj thumbon keq Ramën: Futbolli shqiptar diskuton ekzistencën

Publikuar

-

Presidenti i një prej klubeve më të suksesshme të dekadës së fundit vendos alarmin për situatën ku ndodhet futbolli shqiptar. Sikur të mos mjaftonte kriza financiare që ka mbërthyer prej kohësh klubet e Superiores dhe jo vetëm, ndërprerja e kampionatit prej përhapjes së koronavirusit pritet të lërë pasoja të mëdha për të ardhmen.

Ardjan Takaj flet ekskluzivisht për “Panorama Sport”, duke ironizuar jo pak për mungesën e mbështetjes nga shteti për klubet. “Qeveria jonë ka hallin e Juventusit, ndërsa futbolli shqiptar diskuton ekzistencën. Të bëjnë atë që bëri Kosova së fundmi…”, thotë ndër të tjera presidenti i Skënderbeut, i cili konfirmon se nga ky moment, klubi i tij është minus 300 mijë euro për shkak të dështimit të shitjes së Dejvi Bregut.

Zoti Takaj, si po e kaloni këtë moment të pazakontë për të gjithë…?
Të ngujuar, si të gjithë. Po kalojmë një situatë të pa jetuar më parë.

Nga kontaktet me lojtarët dhe stafin në këtë periudhë, ka pasur ndonjë shqetësime?
Jo, për fat të mirë asnjë në klubin tonë nuk ka probleme pas përhapjes së virusit.

Liga ka bërë një kërkesë për përfshirjen e klubeve në listën e subjekteve që qeveria do të kompensojë nga dëmet që shkaktohen pas pezullimit të aktiviteteve… Çfarë prisni të ndodhë?
Tani që po flas me ju, sapo kam lexuar njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fondin prej 5 milionë eurosh që kishte dhënë qeveria aty për sportin. Edhe ne si klube e kemi bërë kërkesën për t’u kompensuar, por kemi hallen e Juventusit një herë. Të ndihmojmë Juven…

takaj

Jeni i zhgënjyer për faktin se qeveria shqiptare nuk ka reaguar ende…
Po gjithë qeveria jonë është tifoze me Juventusin, ndërsa ajo kosovare është me klubet e tyre dhe fakt është se po i ndihmojnë.

rama-1-750x430Futbolli shqiptar ka kohë që është në krizë financiare, mos ndoshta tani po shkojmë drejt falimentit të klubeve?
Po normalisht që kriza dhe humbjet do jenë shumë të mëdha pas këtij bllokimi total. Në këtë moment asnjë nuk e di sa do të vazhdojë kjo situatë.

A kanë nisur lojtarët e Skënderbeut të ankohen për rrogat?
Probleme do të ketë në të gjitha drejtimet. Vetëm shitja e Dejvi Bregut është minus 300 mijë euro për klubin tone në këtë moment.

Skenderbeu goliPërfundimisht dështoi transferimi i Bregut në Suedi?
Po kush e ka mendjen te futbolli tani… Suedia mund të jetë vend më pak i prekur dhe i qetë, por si të shkosh aty tani në këtë situatë…

Skenderbeu-Partizani Bregu TaipiKeni ndonjë shpresë që shteti do të bëj të paktën atë që bëri Kosova me sportin në këtë moment delikat…?
Po atë duhet të bëjë patjetër, sepse këtu flitet për ekzistencën e klubeve të futbollit.

Në gjithë këtë periudhë të vështirë për ju si klub, e mendoni ndonjëherë se lajmi më i mirë mund të vijë nga Gjykata Federale për shfuqizimin e dënimit të Skënderbeut?Po nuk e di, sepse kjo situatë që po kalojmë, ka bërë që të mos e kemi mendjen fare andej. Të kalojmë këtë një herë.
SKENDERBEU
Beson apo je skeptik për një vendim në favor të klubit?
Unë kam besim.

Së fundmi FSHF ka bërë disa propozime për rifillimin e kampionatit, edhe pse nuk është asgjë e sigurtë për momentin se kur skuadrat do të zbresin në fushë. Për ju si duhet të vazhdojë gara?
Kjo nuk është në dorën tonë. Varet si do të vazhdojë gjithë Europa./Panoramasport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: