Connect with Us

Superliga shqiptare rrezikon ekzistencën, Laçi mesazh të drejtpërdrejtë FSHF-së

Sport

Superliga shqiptare rrezikon ekzistencën, Laçi mesazh të drejtpërdrejtë FSHF-së

Publikuar

-

Klubi i Laçit ka ngritur zërin rreth situatës së vështirë financiare të krijuar në futbollin shqiptar prej koronavirusit, pasi në vendin tonë vazhdon gjendja emergjente e koronavirusit.

Në një njoftim publik të klubit kurbinas i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të gjejë zgjidhje për të lehtësuar klubet shqiptare nga barra e rëndë e detyrimeve financiare (tatim mbi burimin financiar, tatim mbi fitimin, etj.) pasi situata sa vjen dhe ndërlikohet.

Në fund, Laçi i kujton qeverisë socialiste të ndjekë shembullin e Kosovës, e cila miratoi një paketë për ndihmash financiare prej 5 milionë eurosh për të ndihmuar sportin.

MESAZHI I LAÇIT:

Ditë të vështira për të gjithë shqiptarët dhe për gjithë globin duhet thënë. Askush nuk e kishte imagjinuar një situatë të tillë, por ky është realiteti tani. Gjithsesi të gjithë duhet të bëjmë forcat bashkë dhe ta kapërcejmë këtë sprovë.
Sigurisht pasojat janë të rënda dhe kanë nisur të ndjehen që tani. Po i ndjen edhe bota e sportit dhe ajo e futbollit në veçanti. Nuk mbeten jashtë kësaj krize as klubet shqiptare dhe as klubi ynë . Në kushtet kur çdo aktivitet është ndalur, edhe për klubet e futbollit është e vështirë që të likuidojnë detyrimet financiare mujore, sigurimet shoqërore , tatimin në burim dhe tatimin mbi fitimin , që janë jo të pakta në vlera.

Futbollistët, stafi dhe pjesëtarët e tjerë të klubit me të drejtë presin të paguhen. Ka njëfarë mirëkuptimi të gjithanshëm për situatën e vështirë, por në fund të gjithë mendojnë se çfarë do të shtrojnë në tryezë, si do të paguajnë qiratë ,apo si do të shlyejnë detyrimet e tjera.

Në këto kushte kur çdo restorant është i mbyllur, e vetmja formë qe po i mundësojme sportisteve tanë trajtimin ushqimor është shërbimi katering, pasi jemi të detyruar tu shërbejme dieten ditore ushqimore sipas rregullave te përcaktuara në kontratë .
Nëse ne si klube nuk u përgjigjemi dot, praktikisht kemi pushuar së funksionuari. Ndaj, shteti shqiptar do të duhet ta shikojë me seriozitet edhe situatën e klubeve të futbollit, sikurse të çdo biznesi tjetër.

Kjo nuk është në të mirë të askujt, ndaj presim një reagim të qeverisë shqiptare për këtë situatë. Nuk kërkojmë as me shumë e as më pak, por të jepet ndihmë, siç ndodh kudo nëy Europë, duke nisur nga Kosova fqinje, qe jo me gjate se dy dite miratoi fondin prej 5 milione eurosh për sportin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: