Connect with Us

Altin Rraklli zbulon prapaskenat/ “Kam refuzuar si trajner Partizanin”

Kombëtare

Altin Rraklli zbulon prapaskenat/ “Kam refuzuar si trajner Partizanin”

Publikuar

-

Altin Rraklli ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares shqiptare ndër vite. Në një prononcim për “Fan Zone”, Rraklli zbulon një ofertë të Partizanit disa sezone më parë si dhe flet për golat e shënuar me kombëtaren shqiptare.

Goli I anulluar ndaj Anglisë? “Pavarishtë se ka kaluar shumë kohë, më shkruajti një miku im si ta anulluan atë gol. Për momentin nuk e kuptova pastaj ma dërgoj me video. Në atë kohë kushtet ishin ndryshe se tani mund t’I marrim ndonjë pikë Anglisë, ndërsa atëherë ishte diçka e madhe. Ishte edhe çështje fati pasi të shënosh dy gola në pak minuta është edhe fat. Goli dytë ishte flagrant pasi nuk e di si mund të gabonte anësori në atë rast”.

Reagimi ndaj ish-trajnerit? “I kërkova në atë kohë trajnerit pse mos të luaj në formacion. Më tha që do të jem pjesë e fomacionit e pastaj nuk më futi e për këtë arsye reagova ashtu. Nuk kisha asgjë personale me të, por ai ashtu e mendonte. Unë pata fatin e mirë që ikja direkt në Gjermani për një provë e kisha bërë dy ndeshje me ekipin kombëtar e një gol ndaj Greqisë. Ishte fati që më ndihmoi dhe e kalova provën për 3 ditë e tani dihet përfundimi.

Në atë kohë të gjithë lojtarët që iknin merrnin një letër nga Federata dhe pa dëshmpërblyer. Mesa mbaj mend vetëm Demollari ishte modeli i largimit pasi Dinamo fitoi disa të ardhura. Në rastin tim mbasi firmosa kontratën me Freiburg pa ardhur leja e kalimit, unë e kam marrë kartonin një javë para se të niste kampionati. Klubi i Kavajës për transferimin tim ka marrë plotë 150 mijë marka, e klubi kavajas i kërkoi 2 mikro busa, rroba, atlete e shumë materiale. Çfarë kisha unë në atë kohë të Freiburg kishte edhe një lojtar i Besës”.

Pengu i karrierës? “Në atë kohë Besa ishte e 3-ta herë që dilte në finale, u bë një gabim i madh që më kushtoi finalen. Ishte rregulli i kartonave, që quheshin edhe në Kupë edhe në Kampionat e unë këtë nuk e dija. Mora një karton të verdhë pas një faulli dhe nuk luajta dot në finale”.

Oferta për të drejtuar në Shqipëri? “Shqipëria është vendi im ku kam lindur, nuk është se e kam harruar. Nuk jam shkëputur pasi vij gjithmonë kur kam mundësi. Po kërkoj të futen në botën e trajngingut këtu në Gjermani, por është shumë e vështirë. Përveç Gaz Demit, mua nuk më ka ardhur asnjë ofertë nga ekipet e tjera.

Nuk jam penduar që se kam pranuar këtë ofertë në 2013-2014. Në atë kohë e vështirë ta pranoja ofertën dhe sot e kam mik presidentin Demi. Tipi im dhe karakteri im duke punuar me Hasan Likën e skuadra po ecte shumë mirë dhe skuadra u bë në një kohë rekord. Vendi I dytë I Partizanit në atë kohë ishte një luks dhe nuk e pash ta merrja skuadrën në atë kohë dhe mendoja se duhet t’I jepej mundësi trajnerit të vazhdonte”, u shpreh Rraklli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: