Connect with Us

Batha flet nga izolimi: E vështirë pa futboll/ Nëse titulli jepet në tavolinë, e meritojmë ne

Sport

Batha flet nga izolimi: E vështirë pa futboll/ Nëse titulli jepet në tavolinë, e meritojmë ne

Publikuar

-

Idriz Batha është një nga ata futbollistë, të cilët këtë sezon me Tiranën ka dhënë më të mirën, duke qenë një nga liderët e skuadrës. Jo vetëm kaq, por Idi është lojtari me më shumë minuta në skuadër, duke treguar se pa të mesfusha nuk është e njëjta.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Batha, i cili 2 ditë më parë festoi ditëlindjen në shtëpi foli për këtë situatë të pazakontë në jetën e secilit. Mesfushori tregon sesi po i kalon ditët në shtëpi.
Situata – “Izolimi mbetet izolim. Kurrsesi nuk mund të jemi në humor kështu sado që kjo është rruga më e mirë dhe më e sigurt për të gjithë ne dhe familjet tona”.

Futbolli – “Është shumë e vështirë jeta pa futboll, sepse kemi kaq shumë vite që stërvitemi përditë dhe i kemi kushtuar çdo gjë futbollit. Madje edhe mënyrën e jetesës e kemi ndërtuar rreth tij”.

Stërvitja – “Mundohemi nga pak si në kushte shtëpie për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të kaluar kohen, që gjithsesi nuk ka lidhje me atë që ne jemi mësuar të bëjmë”.

Ndeshjet dhe titulli – “Nuk e kam idenë fare se çfarë zgjidhje do t’i japë federata situatës, por e rëndësishme është të mbaroj kjo situatë dhe të rifillojë gara sa më shpejt. Personalisht dua ta fitoj titullin në fushe dhe jo kështu(në tavolinë), por që në rast se kjo do jetë zgjidhja e vetme, sigurisht ekipi që e meriton jemi ne. Kjo edhe për faktin se kemi krijuar një shkëputje të konsiderueshme”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: