Connect with Us

“Dua të matem me më të mirët e botës”, Milot Rashica zbulon të ardhmen

Sport

“Dua të matem me më të mirët e botës”, Milot Rashica zbulon të ardhmen

Publikuar

-

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka folur për faqen zyrtare të klubit të tij, Werder Bremen, në lidhje me ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian, dëshira për t’u përballur me më të mirët në botë, luftën për mbijetesë me skuadrën e tij dhe mundësinë e largimit.

Kosova- Është shumë e vështirë të presësh rifillimin e ndeshjeve të kombëtares, sepse i gjithë vendi mezi i priste ato. Ne punuam fort për ndeshjet dhe prisnim të shpërbleheshim, pra duke u kualifikuar. Fatmirësisht, ato vetëm u shtynë dhe nuk u anuluan.

rashica-780x439

Rëndësia nëse kualifikoheni- Nëse kualifikohemi, atëherë do të kemi një ditë të re feste (qesh). Në Kosovën e vogël, çdo ndeshje ndërkombëtare është e rëndësishme dhe ne kemi një status të veçantë. Kur ne luajmë, i gjithë vendi na ndjek. Kjo është shumë e veçantë.

Werderi në luftë për mbijetesë- Sigurisht që të gjithë prisnim diçka ndryshe, sepse kemi një skuadër të mirë, një shpirt të madh skuadre dhe shpesh kemi treguar se e meritojmë. Fillimi nuk ka qenë i mirë dhe të gjithë e dimë këtë të. Gjithsesi, jam i bindur se ne si skuadër mund t’ia dalim.

1582050611_milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168

Largimi- Në rast se vendos të largohem, do e mendoj me kujdes hapin e radhës. Atje ku do të shkoj dua që të kem mbështetje nga e gjithë skuadra. Kështu ndodhi kur luajta në holandë dhe kur erdha këtu.

rashica kosova

Ëndrrat- Mund të arrish gjëra të mëdha vetëm nëse ke ëndrra të mëdha. Një nga këto ëndrra është pjesëmarrja në Kampionatin Europian vitin tjetër.

Jam akoma në fillim e karrierës, por në një pikë të caktuar dua të matem me më të mirët në botë dhe të luaj në Champions viti pas viti. Punoj fort për këtë dhe e di që mund t’ia dal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: