Connect with Us

Kohë krize për shkak të koronavirusit/ Vllaznia i bën kërkesë Qeverisë

Sport

Kohë krize për shkak të koronavirusit/ Vllaznia i bën kërkesë Qeverisë

Publikuar

-

Vjen edhe reagimi i Vllaznisë. Klubet shqiptare po kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Bylis dhe Laçi i kërkuan qeverisë të ndihmojnë futbollin shqiptar, duke marrë shembullin e Kosovës, aty ku Ministria e Sporteve ka akorduar një fond prej 5 milion eurosh.

Klubi shkodran thekson se vështirësitë për të shlyer detyrimet financiare mujore janë të mëdha dhe kjo situatë është shkatërruese për sportin dhe futbollin. Kuqeblutë kërkojnë ndihmë nga qeveria, që ftohet të marrë shembullin e Kosovës dhe shteteve të tjera.

“Prej tre javësh vendi ynë ndodhet në një situatë të pazakontë, e ardhur kjo nga pandemia që e ka pushtuar atë dhe mbarë Botën. Në kushte të tilla kuptohet që askush nuk e ka mendjen tek sporti, por në rradhë të parë tek rikthimi i normalitetit të jetës. Por nga ana tjetër, duhet të mendojmë edhe për vazhdimësinë, por konstatojmë se pasojat e kësaj ndërprerje do të jenë të mëdha.

Ashtu si në mbarë botën sportive, edhe tek ne një gjë e tillë ka filluar të ndihet dhe sidomos tek klubet e futbolli, përfshi këtu edhe KF Vllazninë. Edhe për ne, është shumë e vështirë që të likujdohen detyrimet financiare mujor, sigurimet shoqërore, tatimi në burim dhe tatimi mbi fitimin, të cilat janë shifra jo të pakta në vlera.

Nga ana tjetër, futbollistët kanë filluar me të drejtë të kërkojnë rrogat sepse duan të mbajnë familjet e tyre ngaqë e kanë atë mjetin e vetëm të të ardhurave. Në këto kushte, jemi të bindur se futbolli ka nevojë për mbështetjen e shtetit. Qeveria duhet të garantojë që futbolli të mos dalë tërësisht i dëmtuar nga kjo situatë. Dëmi që po shkaktohet nga ndalimi i çdo eventi, grumbullimi dhe stërvitje, është shkatërrues për sportin.

Kosova dhe vende të tjera kanë marrë ndërkohë masat për mbështetjen e sportit dhe besojmë se këtë gjë duhet ta bëjë edhe Qeveria jonë. Mbetemi me shpresën që kjo kërkesë e jona të merret parasysh duke shpresuar në normalizimin sa më të shpejtë të situatës dhe rikthimin e normalitetit në jetën e shqiptarëve por njëkohësisht edhe në sport“, lexohet në deklaratën e Vllaznisë.

DEKLARATË E KLUBIT TË FUTBOLLIT "VLLAZNIA"Prej tre javësh vendi ynë ndodhet në një situatë të pazakontë, e ardhur kjo…

Gepostet von KF Vllaznia – Faqja Zyrtare am Montag, 30. März 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: