Connect with Us

Largimi i Shaqirit duket i sigurt, në skenë del klubi i Serisë A

Seria A

Largimi i Shaqirit duket i sigurt, në skenë del klubi i Serisë A

Publikuar

-

Në këtë pauzë të detyruar, klubet kanë gjetur kohën për të menduar edhe mbi merkaton e verës. Kështu, në skenë ka dalë emri i Xherdan Shaqirit, i cili mund të rikthehet në Serinë A pas një aventure të kaluar me Interin.

Bëhet fjalë për klubin e Romës, i cili edhe në merkaton e janarit ka pasur interesim konkret për futbollistin me origjinë shqiptare, por koha e pakët për të konkretizuar marrëveshjen bëri që në fund të mos kishte asnjë shtrëngim duarsh. Shaqiri i ka pasur me pikatore minutat në këtë sezon dhe me shumë mundësi opsioni i vetëm për të do jetë lamtumira nga Liverpuli, për të marrë protagonizmin në një tjetër vend.

Kështu, në horizontin e Shaqirit nuk është vetëm Roma, por në shënjestër sulmuesi është vënë edhe nga Sevilja. Ideja e La Liga-s mund ta tundojë 28-vjeçarin Ndërkohë, pas Romës e Seviljës, një opsion vjen edhe nga Rusia e largët, ku CSKA e Moskës ka pretendimet e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: