Connect with Us

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin i cili u afirmua në kampionatin turk pasi kishte kaluar kohë edhe në Kategorinë Superiore.

Mediat turke sot kanë bërë të ditur listën e gjatë të klubeve që kanë shfaqur interes për Muriqin, duke dërguar edhe vëzhgues për ta ndjekur në stadium. Kështu, bie në sy se nga Seria A janë 3 skuadra ndër më të mëdhatë atje: Juventus, Napoli dhe Lacio. Të tre këto ekipe janë në kërkim të një qendërsulmuesi tipik dhe Muriqi përbën lojtarin ideal për planet e tyre.

Në Angli, tre skuadrat e interesuara janë Totenhem, Mançester Junajtid dhe Leister, ndërsa në Bundesligë deri tani atë e ka ndjekur nga afër Eintraht Frankfurti. Të gjitha ekipe me emër të cilat janë gati të shpenzojnë 20 milionë euro për të blerë kartonin e tij, shifër që është vendosur nga Fenerbahçe. Megjithatë, duke parë interesimin e shumë klubeve, askush nuk dyshon që vlera e tij do të pësojë rritje derisa të hapet merkato e verës. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: