Connect with Us

“Nëse nuk vrapon është shumë e vështirë”, Gega: Ja çfarë duhet të ndodh me kampionatin

Sport

“Nëse nuk vrapon është shumë e vështirë”, Gega: Ja çfarë duhet të ndodh me kampionatin

Publikuar

-

Skënder Gega disa javë më parë firmosi me ekipin e tij të ri në Jordani, Al Faisaly. Për momentin futbolli ashtu si në të gjithë botën është ndalur edhe në Jordani për shkak të coronavirusit. Gega është rikthyer në shtëpinë e tij në Amerikë derisa situatë të normalizohet. Në një prononcim për “ABC News”, ish-trajneri i Partizanit u shpreh:

“Situata është e vështirë pasi nurmi po rritet shumë shpejt. Nuk mund ta imagjinosh këtë situatë, qendrova disa ditë në Shqipëri e më pas në Jordani kishte njerëz që nuk mbanin maska. Jetesa ishte normale, por brenda 24 orëve u bllokuar gjithçka dhe atje po rritet nurmi i të infektuarëve.

Mesazhu juaj? “Unë mendoj se shqiptarët e duam jetën, por duhet të respektojmë edhe ligjet. Gjërat vijnë dhe dalin gjatë rrugës dhe mesazhi im është që të ruajnë vetën dhe të tjerët. Vetëm kështu mua ta kalojmë këtë gjë pasi nuk e dimë sa do të zgjasi kjo situatë”.

Çfarë mund të ndodh me kampionatet? “Kam lexuar edhe variantet që UEFA dhe FIFA jep, por unë personalisht dua që të rifillojë aty ku u la. Në Jordiani ka një javë që ka filluar dhe nuk është problem të ndërpritet ndryshe nga Shqipëria. Do të isha dakord që gara të vazhdonte dhe çdo ekip të merrte atë meritonte. Kjo periudhë e gjatë do të ndikojë edhe te lojtarët pasi kanë kohë pa stërvitje dhe cilësia nuk do të jetë njësoj.

Me ekipin tim jam munduar të flas me 2-3 persona që merren më skuadrën, por është e vëshirë. Kushtet nuk janë të duhura të punosh në shtëpi, nëse nuk vrapon është shumë e vështirë. Unë do të sugjeroja palestrat, nëse klubet në Shqipëri të lidhen me këto palestra që t’i marrim me qera pistat e vrapimit pasi është shumë e domosdoshme për futbollistët”, u shpreh Gega.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: