Connect with Us

“Partizani ka ende shanse për titull”/ Jasir Asani tregon se cilën do zgjedhë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Sport

“Partizani ka ende shanse për titull”/ Jasir Asani tregon se cilën do zgjedhë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Publikuar

-

Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, i huazuar tek AIK në Suedi, ka folur për Fan Zone në Supersport. Nga Suedia, Asani tregoi se nuk ka asnjë bllokim nga Koronavirus dhe stërvitja e jeta e përditshme, vazhdojmë normalisht.

“Sapo kam ardhur nga stërvitja, këtu nga Koronavirusi të gjithë janë të lirë, nuk është bllokuar asgjë. Në shtetet e tjera, është bërë shumë problem, por këtu është shumë ndryshe nga shtetet tjera. Tani për tani, ekipet e futbollit nuk bëjnë stërvitje, por të mërkurën do të rifillojmë ne të AIK-ut stërvitjen. Na lajmëroi klubi sot.

Ka një ndryshim shumë të madh këtu në Suedi, kampionati është shumë i fortë. Ndeshjet e para e kisha pak të vështirë, por në ndeshjet e Kupës, pastaj më pranuan shumë mirë, të gjithë lojtarët. Kisha qëllim të shënoja edhe në miqësore, edhe në ndeshjen e Kupës dhe ia dola.

Unë flas me të gjithë lojtarët e Partizanit. Në Instagram nuk futem më (qesh). Flas me të gjithë çunat, pak më shumë flas me Alban Hoxhën. Kemi pasur një shoqëri shumë të ngushtë dhe flasim për gjendjen e Partizanit.

Partizani kishte shumë lojtarë që ishin titullarë me Gegën dhe largimi i disa prej tyre ka ndikuar. Lojtarët e rinj që erdhën, nuk mund të ambientoheshin menjëherë, pasi Partizani është një klub i madh. Mendoj se Partizani ka ende shanse për të dalë kampion. Besoj se do t’ia dalin.

Unë e kam thënë që i vogël, kam qenë te moshat e Maqedonisë. Pastaj ofertën e Shqipërisë e pranova me shumë qejf. Për momentin, po pres. Dua të rifillojë kampionati, të luaj për AIK, pastaj cila kombëtare të më thërrasë, do ta mendoj mirë. Besoj se do të zgjedhë Shqipërinë në rast se më thirrin, pasi kam luajtur 3 vite në Shqipëri dhe më kanë pritur shumë mirë”, përfundoi Asani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: