Sport
Sabien Lilaj zbulon idhullin e tij/ “Nëse kthehem në Shqipëri, ja për cilin ekip do të luaj”

Futbolli në Izrael është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit ashtu si në të gjithë botën. Sabjen Lilaj është një nga futbollistët shqiptar që luan në shtetin izraelit e duke parë këtë ndalesë vendosi që të kthehej në Shqipëri për të kaluar këtu ditët e karantinës. Në një prononcim për “Fan Zone”, Lilaj u shpreh:
“Për momentin jam në Korçë pasi këtu kam familjen time. Në Izrael u habitën kur vendosa të largohesha për në Shqipërinë.
Fillimi ishte pak I pabesueshme, kur dëgjuam se po vdisnin shumë veta na u dukë pak e pabesueshme. Tani e kemi pranuar e po zbatojmë rregullat që janë vendosur.
Djali do ta zgjedh vetë se çfarë do të bëj në të ardhmen, por duke para babin që nuk ka dal keq nga futbolli pse jo”.
Skuadra e re? “Kur vajta te skuadra e re kisha njohuri me trajnerin pasi më kishte parë në ndeshjen me Shqipërinë e më tha që skuadra do të ndërtohet rreth meje. Paga nuk është njësoj si në Azerbaxhan, por kur ndihesh i rëdësishme është pozitive”.
Skëndërbeu i dikurshëm çfarë vendi do të zinte në Azerbajxhan? “Këtë e kam disktuar edhe me Hykën edhe i kam thënë që në Azerbajxhan e në Izrael janë pagat e mira i kam thënë që më mungon Skënderbeu. Ishte një skuadër që do të bënte diferencën edhe këtu.
Cilën lojtar do të zgjidhje si më të mirin? “Lojtar të mirë ka plotë e unë kam fituar suhmë trofe. Nëse do të zgjidhja një lojtar do të thoja Devi Muka që ka qenë edhe një idhull për mua që në fëmijëri”.
Dënimi i Skënderbeut? “Ishalla shpëton dhe e shikojmë Skënderbeu në të njëjtat nivele. Do të ishte një goditja e madhe për të gjithë që arriti të bënte histori. Nëse do të dënohen do t’I mungonte shumë Superligës.
Titulli kampion në Superligë? “Për të gjetur fituesin nuk duhet shumë pasi dihet është Tirana, tani duhet të gjetur se kush do të bjeri nga Kategoria. Nëse kthehem në Shqipëri do të luaj për Tiranën”, u shpreh Sabjen Lilaj.