Sport
Sindrit Guri në verë do të ndryshojë ekip/ A do të rikthehet në Superligë?

Futbolli në Belgjikë është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit. Ashtu si në të gjithë Europën edhe kampionati belg ka pezulluar aktivitetin e tij. Një nga lojtarët shqiptar që luan me Ostenden është Sindrit Guri. Në një prononcim për “Fan Zone”, ish-sulmuesi I Kukësit u shpreh:
Situata në Belgjikë? “Këtu janë mbyllur të gjitha ambietet. Mund të dal të shëtisësh e ka diçka të mirë pasi shfrytëzohet deti e unë po bëj vrap.
Shpresoj që njëri nga djemt e mi të bëhet futbollistë e të ndjek gjurmët e mia, por nuk dua t’Ia impnoj asnjërit nga të dy”.
Stërvitja? “Kemi marrë progam special nga klubi dhe jemi munduar të improvizojmë pasi edhe kushtet nuk janë të duhura. Kemi pasur edhe një trajner për lojtar dhe të organizonim diçka. Në momentin që po bëja stërvitje me trajnerin erdhi policia dhe pastaj nuk vazhduam më pasi ishte e pamundur”.
Eksperienca te Ostende? “Të them të drejtën si eksperienca këtu ka qenë vështirë. Të gjithë kanë pritur shumë nga mua duke parë edhe çmimin që më blenë. Vitin e parë e kisha të vështirë, ndërsa në të dytën isha e pak pa fat pasi u dëmtova. E nisa mirë sezonin duke shënuar më pas nuk po luaja e I kërkova shpjegim trajnerit, por nuk kam marrë gjë. Shpresoj që në merkaton e verës të gjejë një skuadër tjetër”.
Rikthim në Shqipëri? “Nuk e kam menduar pasi kam pasur shumë oferta nga ekipe të tjera në Europë e jashtë europës. Nuk kam lëvizuar pasi një nga arsyet ka qenë edhe familja ime. Dua të luaj edhe pak më shumë në Europë e do të pres deri nga vera, por pë momentin nuk e mendoj rikthimin në Shqipëri edhe pse nuk I dihet kurrë.
Superliga? “Kam ndjekur Kukësin vazhdimishtë e derbi gjithashtu. Tirana po bën mjaft mirë, prisja që Kukësi të dominonte, por Tirana ka gjetur formën e mirë dhe I ka dhënë bukur kampionatit. Do të jetë e vështirë edhe për Tiranën që ta mbajë këtë ritëm deri në fund”.
Fotoja me Gjokën? “Akoma nuk e kam parë, kam shumë respekt për Gjokën, kam folur edhe kur erdha këtu në Belgjikë. Më ka thënë që e kam derën të hapur te ai e tani po e them publikisht pasi ai ka qenë një nga të parët që më kanë kontaktuar I pari personalisht”, u shpreh Guri.