Sport
As karantina nuk i ndan dot Abazajn dhe Dokën/ Sulmuesi i Kukësit “kuzhinier” posaçërisht për mbrojtësin e bardhebluve (video)

Karantina na ka mësuar të bëjmë disa gjëra që më parë i bënim rrallë, ose nuk i bënim fare dhe na ka bashkuar me njerëzit e afërt, duke kaluar kohë të bukura me ta. Kristal Abazaj dhe Albi Doka janë shokë të ngushtë prej vitesh dhe herë pas here kalojnë kohë me njëri-tjetrin.
Mesa duket as karantina nuk do i ndajë me ata të dy dhe ditën e sotme kanë vendosur ta kalojnë bashkë. Në një “video live” në Instagram Doka qëndron duke biseduar me fansat dhe shijon gatimin e Kristalit, që duket se jeta e paskësh mësuar të gatuajë. Kënga e Vasilis Karas i shoqëron në sfond dhe atmosfera duket mjaft e ngrohtë.
Doka në bisedim e sipër me ndejkësit e videos nuk heziton të lëshojë batuta, teksa shprehet: Shife si gatu Shef Renato për ne tironsit. Kohë mjaft të bukura për të dy djemtë, që edhe pse janë kundërshtarë direkt në fushë, jashtë saj gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë.