Connect with Us

“Doli shpejt ai plehra”, Starova dhe Bejzade “kritikojnë” Dostin

Sport

“Doli shpejt ai plehra”, Starova dhe Bejzade “kritikojnë” Dostin

Publikuar

-

Ish-sulmuesi Edmond Dosti, është tepër aktiv në rrjetet sociale, me postimet e tij për Partizanin. Së fundmi Dosti ka publikuar në “Facebook”, disa sekuenca nga sfida historike ndaj holandezve të Fejnordit, ku “Demat e Kuq”, u mposhtën me rezultatin 1-0.

“40 dollarë e kishim rrogën, por zemrën sa të luanit për Partizanin”, ishte mbishkrimi i ish-sulmuesit në fotot e shpërndara.

Ky postim ka ngjallur interesin e ish-trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova dhe ish-sulmuesit Skedi Bejzade, të cilët i kanë kujtuar Dostit, një rast ideal të humbur, që në qoftë se do të finalizohej me sukses, do t’i siguronte të kuqve një kualifikim historik.

Starova Dosti Bejzade

“E kishte mendje të shikonte ata 2 mbrojtësit e Fejnordit që ishin në tokë, prandaj bëri marrjen e keqe dhe na mori në qafë”, ishte komenti i Starovës.

Starova Dosti

“Grande ke të drejtë, nuk e pashë dhe portierin, car të bësh, mora dhe veten në qafë, të përqafoj”, ishte kundërpërgjigjia e Dostit.

Bejzade

Në këtë status u përfshi edhe Skerdi Bejzade, i cili shkroi: O Dosti, po ccfarë rasti kishe humbur, e lëshove topin shumë para. Ndeshjen e kthimit me atë gol ishit kualifikuar”, shkroi Bejzade.

“Nuk e pashë portierin se e kisha qa për atë mbrojtësin o Arush”, u përgjigj Dosti. Ndërkohë që Bejzade vijoi të komentonte duke shkruar: “Po pra doli shpejt ai plehra, sdo fati nganjëherë jo”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: