Connect with Us

“Dua Bonuçin dhe Kielinin në qeverinë time”, Edi Rama: Juventusi është mëshirimi i shpirtit fitues

Sport

“Dua Bonuçin dhe Kielinin në qeverinë time”, Edi Rama: Juventusi është mëshirimi i shpirtit fitues

Publikuar

-

Edi Rama është personi më i simpatizuar në Itali në këto dy ditët e fundit. Kjo për arsye se kryeministri i vendit tonë ka vendosur të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar përtej Adriatikut në luftën e frikshme kundër Covid-19, që në Itali ka shkaktuar mbi 10 mijë viktima. Një nga gazetat më të mëdha italiane, “Tuttosport” është hapur me foton e kryeministrit të vendit, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë duke prekur edhe Juventusin, skuadrën e tij të zemrës.

ITALIA MIRËNJOHËSE NDAJ JUSH- Unë e pranoj me nder dhe përulësi, por me sinqeritet të plotë duhet t’ju them se ne, shqiptarët, jemi ndier pjesë e Italisë që nga kohërat e vjetra. Ky gjest nuk është thjesht solidaritet mes popujve, por familjaritet, nëse mund ta përcaktoj kështu, midis dy fqinjëve, të cilët jetojnë në të njëjtin oborr.

E SHKUARA SI SPORTIST- Kam luajtur basketboll, kam qenë organizator. Idhulli im ishte Dino Menegin. Sporti më mësoi shumë në aspektin e mentalitetit dhe strategjisë. Gjithmonë ndiqja skuadrat dhe trajnerët e shkëlqyer për të përmirësuar veten. Kam mësuar shumë dhe jam mirënjohës për mjaft prej tyre, si Hoze Murinjo dhe klasi i tij autentik.

TIFOZ I JUVENTUSIT- Kam mësuar shumë nga Juventusi, me të cilin jam lidhur që kur isha fëmijë. Në periudha të ndryshme, ka qenë një shkollë për mua, se si të bëj një grup për të fituar. Juve është për mua mishërimi i shpirtit fitues, edhe kur parashikimet e sensit të përbashkët thonë të kundërtën. Kam një uniformë të kësaj skuadre, që më ka ndihmuar në stërvitjen time mendore.

SHKURTIME PAGASH TE JUVENTUSI- Kjo është forca e asaj fryme, për të cilën thashë më parë dhe që e bën Juventusin një fe, jo thjesht një ekip i shkëlqyer futbolli. Në këto ditë nuk jam dëgjuar me presidentin Andrea Anjeli. Jemi takuar një herë, por nuk e njohim njëri-tjetrin. Është një gjë e shkëlqyeshme, sepse të jetosh me mitin e Avokatit është me të vërtetë një ndërmarrje e madhe, që kërkon vizion të shkëlqyeshëm dhe bindje të jashtëzakonshme. I heq kapalen!

TAKIMI ME RONALDON DHE BUFON- Në Romë takova Bufon dhe Kristiano Ronaldon. Burra me një zemër të madhe, falë kujtesës gjithmonë shumë të fortë për të kaluarën e tyre, kur ishin askushi. Lojtari im i preferuar ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Dino Xof. Qeveria ime do të donte Kielinin për Ministër të Brendshëm dhe Bonuçin për Ministër Mbrojtje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: