Connect with Us

Duka: Dy zyrtarë të FSHF-së janë infektuar me koronavirus

Kombëtare

Duka: Dy zyrtarë të FSHF-së janë infektuar me koronavirus

Publikuar

-

Si në shumë botën, Koronavirusi ka prekur në anën financiare edhe futbollin në Shqipëri, që tashmë është në vështirësi të mëdha. FSHF-ja ka dalë hapur ku ka kërkuar ndihmë nga qeveria shqiptare, për tu përfshirë edhe sektori i sportit në paketën e kompesimit, pasi rrezikohet falimentimi. Megjithatë qeveria, ende nuk e ka reaguar për këtë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një prononcim live për “News 24”, ku ka folur për situatën dhe duke thënë se sporti ka nevojë për ndihmën e qeverisë.

“Personalisht jam mirë, nuk jam infektuar, vijoj të jem në gjysmë karantinë, e gjysmë në punë. Dy pjesëtarë nga stafi i FSHF janë infektuar me Covid-19 dhe të dy tashmë janë shëruar dhe kanë rezultuar negativ. Që atëherë ne i kemi mbyllur zyrat dhe punojmë nga shtëpia siç do bëjmë edhe në vazhdim. Reja? Me Rejën flas çdo ditë. Është mirë, por është i mbyllur në shtëpi dhe rregullat në zonën ku jeton ai janë më të forta se këtu.

Futbolli në karantinim– Është një situatë e paprecedent. Është shumë e vështirë të ambientohesh e të vazhdosh jetën në kushte shtëpie. Futbolli është e pamundur të bëhet në gjysmë karantinë. Ne kemi udhëzuar specialistët tanë të këshillojnë futbollistët ta kalojnë sa më mirë këtë situatë. Për njerëzit e futbollit është shumë e vështirë sepse jetojnë një jetë dinamike dhe aktive. Gjithsesi duhet të përshtatemi me këtë jetë të re dhe shpresoj ta kalojmë sa më shpejt. Gjëja më e keqe është se nuk dihet se kur do të përfundojë dhe nuk e di sesi ta përgatisësh psikologjikisht veten. Lojtarët duan të jenë në fushën e lojës dhe nuk e dinë se kur do të jenë. Megjithatë, ky është një armik, që do luftuar.

UEFA– Kemi kontakte me UEFA-n sepse pas asaj mbledhje janë ndërtuar grupe punë që komunikojnë me të gjitha Federatat dhe sot është një tjetër mbledhje. Nëse do jetë e pamundur apo e parealizueshme, nëse nuk na lejon asnjë nga skenarët do të kemi një tjetër kongres nga UEFA për të marrë vendime të tjera.

Duhet të kuptojmë që në futboll ushqehen shumë njerëz. Ka shumë trajnerë në ekipe amatore që mbajnë familjen me ato para dhe tani nuk dinë ku të shkojnë. Ne duam që qeveria t’i kompensojë lojtarëve dhe trajnerëve një minimum sa për të mbijetuar, po aq sa bizneset e vogla. Nuk është vetëm Superiorja, por janë shumë më shumë. Një futbollist i Kategorisë së Dytë është e pamundur të ketë rezerva të mbajë familjen e tij për më shumë se 15 ditë.

Kërkesa ndaj qeverisë– Me Ramën nuk kam diskutuar për këtë çështje. Në fillim na u duk si lojë dhe se do kalonte shpejt dhe menduam se nuk do kishim nevojë për gjëra të tilla, por tani është situatë ndryshe. Ekonomi më të dobëta se tonat kanë kompensuar aktivitet sportive. Shteti duhet ta kishte krijuar rezervë sepse vetë këta njerëz do e shlyejnë këtë si një borxh nëpërmjet taksave që do paguajnë.

Kam besim se qeveria do i ndihmojë futbollistët dhe trajnerët. Është e pamundur që Federata t’i kompensojë me buxhetet që ka, duke mos e ditur sa do shkojë kjo situatë. Ne do bëjmë aq sa kemi mundësi dhe na lejon buxheti ynë.

“Të mos pësojmë gola në fund”– Është diçka figurative sepse ai është tifoz me kombëtaren, por mendoj se ai duhet të marrë ekipin përfaqësues edhe si shembull për të shkuar në Europë siç bëri kombëtarja.

Mjekët në Itali- Për mua ishte një gjest shumë i goditur që i demonstroi Italisë shumë solidaritet. Kam dhënë intervista në mediat italiane dhe kam marrë shumë mesazhe solidarizuese. Kryeministri jonë ka bërë atë që çdo shqiptar do donte të bënte për Italinë. Kemi treguar se jemi afër tyre dhe me mundësitë tonë duam t’i ndihmojmë italianët.

Ligji i sportit– Nga propozimet që kemi bërë ne për ndryshimin e një pakete ligjore, disa shkuan në parlament, por nuk e di se çfarë është bërë. Ligji i sponsorizimeve nuk plotëson kërkesat e sportit. Është si ai i 1994, nga i cili kanë ardhur zero lek për sportin. Është një ligj nga njerëz pa ide të Ministrisë së Sporteve apo Financave, që nuk duan të bëjnë mirë për sportin. Qeveria nuk duhet ta pranojë këtë ligj.”, u shpreh Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: