Connect with Us

“Jam i shqetësuar për rrogat”, Bruno Dita surprizon me deklaratën e fundit

Sport

“Jam i shqetësuar për rrogat”, Bruno Dita surprizon me deklaratën e fundit

Publikuar

-

Pas kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika një tjetër lojtar që mban shiritin e kapitenit në Kategorinë Superiore jep alarmin për situatën ku ndodhet futbolli shqiptar, ndërsa pranon se është i shqetësuar për rrogat.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Skënderbeut Bruno Dita i cili në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” i bën thirrje qeverisë të kthejë sytë edhe nga futbolli në këtë moment të vështirë.

Mesfushori theksoi se me pagën që merr mban familjen me të ardhura, prandaj dhe shpreson se shteti do t’u japë një dorë klubeve në këtë krizë. Ai tregon edhe për ditët pa futboll dhe stërvitjen individuale që bën.

Bruno, si po i kalon këto ditë pa futboll dhe në kufizim lëvizjeje?

Të them të drejtën është e vështirë. Sidomos për ne që nuk jemi mësuar të qëndrojmë gjatë pa aktivitet dhe për më tepër të mbyllur. Por, mundohemi të mbajmë formën për të mos humbur ritmin. Jam munduar që me stërvitje në shtëpi apo me biçikletë në momente të caktuara gjatë liri-daljes të ruaj formën. Kujdes të veçantë i kushtojmë dhe ushqimit.

bruno dita

A të mungon fusha?

Pafund. Më mungon shumë. Kemi zgjedhur të bëjmë këtë profesion dhe kur largohesh e ndjen mungesën shumë. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet sa më shpejt, pasi pa futboll është shumë e vështirë.


Në një situatë të tillë kur gjithçka është pezull, a jeni të shqetësuar për rrogat?

Sigurisht që po. Jemi duke kaluar të gjithë një situatë të pazakontë dhe nuk e dimë se si do të shkojë kjo periudhë deri në fund. Normalisht që kur aktivitetet sportive janë pezulluar, gjithçka është vënë në pikëpyetje. Në kushte të tilla që jemi ne që penalizohemi nga kjo situatë. Përtej gjithçkaje jemi familjarë dhe me pagën mujore mbajmë familjen. Në këtë situatë të krijuar e quajmë të drejtë kërkesën e FSHF-së dhe klubeve ndaj qeverisë shqiptare.


Keni shpresa për një reagim nga shteti duke ndihmuar edhe klubet?

Në kohën kur futbolli ka mbyllur aktivitetet e veta, kur nuk ka më të ardhura nga biletat, të drejtat televizive apo sponsorat, vijimësia bëhet e vështirë. Prandaj mendoj se është e udhës që të përfshihemi edhe ne në planin financiar të emergjencës prej koronavirusit.


Për këtë çështje foli edhe presidenti Takaj. Ju a keni bisedur me të?

Jo, për momentin ende nuk kemi folur me presidentin, por jam në djeni të intervistës që kishte dhënë për gazetën tuaj. Mendoj se është e drejtë që qeveria jonë të kthejë kokën edhe nga sporti, pasi po kalojmë momente të vështira. Le të marrim shembullin e Kosovës, ku edhe futbolli kosovar është përfshirë në financimet e shtetit. Është një shembull që duhet ndjekur edhe këtu tek ne.

takaj

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: