Connect with Us

“Kam marrë qindra mesazhe nga miq italianë”, Lorik Cana: Futbolli të kthehet vetëm nëse …

Sport

“Kam marrë qindra mesazhe nga miq italianë”, Lorik Cana: Futbolli të kthehet vetëm nëse …

Publikuar

-

Lorik Cana ëhstë krenar për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Italisë, një vendi ku ai po jeton aktualisht e ku për shumë vite ka qenë protagonist në fushat e blerta. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare edhe tani gjendet në Romë me familjen e tij, ku po kalon këtë periudhë të vështirë.

“Jemi transferuar në Romë bashkë me familjen në shtator. Po e kalojmë këtë periudhë duke respektuar rregullat, duke bërë detyrën tonë. Kemi dy fëmijë në shtëpi dhe mundohemi që ata ta ndjejnë sa më pak që të jetë e mundur këtë situatë”, ka shpjeguar Cana në intervistën e tij për TMË.

Po pjesa tjetër e familjes?
Jemi një komunitet shumë i hapur, kam familjarë pothuajse në të gjithë botën. Mundohem të qendroj në kontakte me të gjithë, në Itali këtu ishim të parët që u shqetësuam. Kur je jashtë, sheh numra të frikshëm dhe të gjithë donin të dinin çfrë ndodhte. Italia shërbeu për të kuptuar se çfarë mund të bëjë ky virus dhe të gjithë janë përshtatur. Por nuk kam parë shumë organizim në vendet e Bashkimit Europian.

A je krenar për ndihmat që po vijnë nga Shqipëria drejt Italisë?
Sigurisht. Kam marrë me qindra telefonata e mesazhe nga miq italianë. Mundohem t’u them njerëzve, duke qenë ish-futbollist, që të kujtojmë lidhjet mes të gjitha kombeve. Mes Italisë dhe Shqipërisë ka rrënjë të thella ky raport, nuk jemi në Itali vetëm prej 30 vitesh. Pas viteve ’90 Italia u bë shtëpia ynë e dytë, në një periudhë të komplikuar për vendin tonë. Kjo është një betejë e vështirë dhe kjo ndihmë ishte e nevojshme, vetëm për treguar ngrohtësinë dhe mirënjohjen ndaj Italisë.

A mund të mendohet për të rifilluar me futbollin e luajtur?
Është shumë e komplikuar. Ndoshta pas Pashkëve mund të rihapet ndonjë gjë, por shihen gjërat ditë pas dite. Mund të mbyllet sezoni duke luajtur pa tifozë. Unë do të isha që të mundohen të mbyllin këtë kampionat, nëse ekziston siguria të mundohen ta bëjnë një gjë të tillë, edhe në verë. Por është e vështirë të flitet për futboll kur ka me mijëra persona të infektuar. Futbolli është për njerëzit, nëse mendojnë vetëm për t’u kuruar dhe për të ndihmuar të afërmit e tyre, është e kotë të mendohet për futbollin.

A ka një futbollist të veçantë të cilin e kujton me më shumë afeksion?
Kam debutuar 19 vjeç te PSG dhe kisha atje lojtarë si Ronaldinjo, Poçetino, Hainze e Anelka. Ronaldinjo ishte special, por edhe Okoça ishte mbresëlënës.

Po nga eksperienca italiane çfarë kujton më shumë?
Finalja e Kupës së Italisë së 26 majit kundër Romës. Një derbi në finale e Kupës, aty e kemi kuptuar të gjithë sa ishte i rëndësishëm për tifozët.

Çfarë ka në të ardhmen tënde?
Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të përfshirë një mijë fëmijë tani. Shpreoj që të bëhem një drejtues në botën e futbollit më shumë se një trajner.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: