Connect with Us

“Ligji i sponsorizimeve është bërë nga njerëz pa ide”, Duka i befason të gjithë me deklaratën

Sport

“Ligji i sponsorizimeve është bërë nga njerëz pa ide”, Duka i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Presidenti i FSHF, Armando Duka, siç e thotë edhe vetë, në fillim e mori lehtë koronavirusin, por tashmë gjithçka është serioze dhe gjithë stafi i këtij institucioni punon në shtëpi për shkak se dy punonjës janë infektuar. Në një intervistë për “News24”, Duka ka folur gjerë e gjatë rreth situatës aktuale dhe kërkesës për financim nga qeveria në ndihmë të lojtarëve dhe trajnerëve.

INFEKTIMI- Dy pjesëtarë nga stafi i FSHF janë infektuar me Covid-19 dhe të dy tashmë janë shëruar dhe kanë rezultuar negativ. Që atëherë ne i kemi mbyllur zyrat dhe punojmë nga shtëpia siç do bëjmë edhe në vazhdim.

EDI REJA- Me Rejën flas çdo ditë. Është mirë, por është i mbyllur në shtëpi dhe rregullat në zonën ku jeton ai janë më të forta se këtu.

KARANTINA PËR FUTBOLLIN- Është një situatë e papreçedent. Është shumë e vështirë të ambientohesh e të vazhdosh jetën në kushte shtëpie. Futbolli është e pamundur të bëhet në gjysmë karantinë. Ne kemi udhëzuar specialistët tanë të këshillojnë futbollistët ta kalojnë sa më mirë këtë situatë. Për njerëzit e futbollit është shumë e vështirë sepse jetojnë një jetë dinamike dhe aktive. Gjithsesi duhet të përshtatemi me këtë jetë të re dhe shpresoj ta kalojmë sa më shpejt. Gjëja më e keqe është se nuk dihet se kur do të përfundojë dhe nuk e di sesi ta përgatisësh psikologjikisht veten. Lojtarët duan të jenë në fushën e lojës dhe nuk e dinë se kur do të jenë. Megjithatë, ky është një armik, që do luftuar.

VENDIMET E UEFA- Kemi kontakte me UEFA-n sepse pas asaj mbledhje janë ndërtuar grupe punë që komunikojnë me të gjitha Federatat dhe sot është një tjetër mbledhje. Nëse do jetë e pamundur apo e parealizueshme, nëse nuk na lejon asnjë nga skenarët do të kemi një tjetër kongres nga UEFA për të marrë vendime të tjera.

FUTBOLLI PUNË PËR TË MBAJTUR FAMILJEN- Duhet të kuptojmë që në futboll ushqehen shumë njerëz. Ka shumë trajnerë në ekipe amatore që mbajnë familjen me ato para dhe tani nuk dinë ku të shkojnë. Ne duam që qeveria t’i kompensojë lojtarëve dhe trajnerëve një minimum sa për të mbijetuar, po aq sa bizneset e vogla. Nuk është vetëm Superiorja, por janë shumë më shumë. Një futbollist i Kategorisë së Dytë është e pamundur të ketë rezerva të mbajë familjen e tij për më shumë se 15 ditë.

KËRKESA PËR NDIHMË FINANCIARE NGA QEVERIA- Me Ramën nuk kam diskutuar për këtë çështje. Në fillim na u duk si lojë dhe se do kalonte shpejt dhe menduam se nuk do kishim nevojë për gjëra të tilla, por tani është situatë ndryshe. Ekonomi më të dobëta se tonat kanë kompensuar aktivitet sportive. Shteti duhet ta kishte krijuar rezervë sepse vetë këta njerëz do e shlyejnë këtë si një borxh nëpërmjet taksave që do paguajnë.

Kam besim se qeveria do i ndihmojë futbollistët dhe trajnerët. Është e pamundur që Federata t’i kompensojë me buxhetet që ka, duke mos e ditur sa do shkojë kjo situatë. Ne do bëjmë aq sa kemi mundësi dhe na lejon buxheti ynë.

EDI RAMA: TË MOS HAMË GOL NË FUND SI KOMBËTARJA- Është diçka figurative sepse ai është tifoz me kombëtaren, por mendoj se ai duhet të marrë ekipin përfaqësues edhe si shembull për të shkuar në Europë siç bëri kombëtarja.

DËRGIMI I MJEKËVE NË ITALI- Për mua ishte një gjest shumë i goditur që i demostroi Italisë shumë solidaritet. Kam dhënë intervista në mediet italiane dhe kam marrë shumë mesazhe solidarizuese. Kryeministri jonë ka bërë atë që çdo shqiptar do donte të bënte për Italinë. Kemi treguar se jemi afër tyre dhe me mundësitë tonë duam t’i ndihmojmë italianët.

KONKURSI NË RRJETE SOCIALE- Çdo ditë mendojmë të lehtësojmë qëndrimin në shtëpi dhe konkursi në FSHF është me qëllim të kësaj. Ka pasur shumë video dhe do japim disa çmime simbolike.

LIGJI I SPORTIT- Nga propozimet që kemi bërë ne për ndryshimin e një pakete ligjore, disa shkuan në parlament, por nuk e di se ç’është bërë. Ligji i sponsorimeve nuk plotëson kërkesat e sportit. Është si ai i 1994, nga i cili kanë ardhur zero lek për sportin. Është një ligj nga njerëz pa ide të Ministrisë së Sporteve apo Financave, që nuk duan të bëjnë mirë për sportin. Qeveria nuk duhet ta pranojë këtë ligj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: