Connect with Us

Në Amerikë mahniten nga CV e Daniel Xhafajt, sulmuesi vlonjat me detyrë të rëndësishme në klubin e futbollit

Sport

Në Amerikë mahniten nga CV e Daniel Xhafajt, sulmuesi vlonjat me detyrë të rëndësishme në klubin e futbollit

Publikuar

-

Daniel Xhafaj mbahet mend nga të gjithë pasi ka provuar që të luajë me shumë skuadra, nga më të mirat e vendit tonë, e kudo duke spikatur edhe si shënues apo fitues trofesh. Vlonjati e ka nisur në skuadrën “mëmë”, Flamurtari i Vlorës, me një ekip që synonte titullin dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 1996-1997.

Më pas “shtegëtoi” në Ballsh për të provuar, Dinamon, Tiranën e Teutën apo dhe Besën, Elbasanin e Skënderbeun. Pak vite më parë, pasi kreu kurset, Daniel Xhafaj shkoi familjarisht në USA.

Aty filloi të punoj edhe në akademi të njohura, ndërsa nga dje ka marrë detyrë të re, mjaft të rëndësishme, si trajner në “FC Premier Florida”, por, aty do të jetë edhe kryetrajner, duke qenë se bëhet fjalë për një akademi matanë Atlantikut.

Madje, në faqen e klubit, Xhafajt i bëhet një prezantim dinjitoz, ku përmenden aktivizimet dhe golat, eksperiencat në skuadrat shqiptare dhe jashtë vendit, apo dhe aktivizimet me Kombëtaren dhe Nojshatëll Ksamaksin në Zvicër. Pa thënë se Daniel Xhafaj është pajisur prej pak kohësh edhe me licencën më të lartë për të drejtuar, “UEFA Pro”.

Më poshtë edhe faksimile e postimit të klubit amerikan për prezantimin që i bën Daniel Xhafajt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: