Connect with Us

Rama flet për “Tuttosport”: Ja pse bëj tifo për Juven/ Ronaldo dhe Buffon nuk e harrojnë kurrë se nga kanë ardhur

Sport

Rama flet për “Tuttosport”: Ja pse bëj tifo për Juven/ Ronaldo dhe Buffon nuk e harrojnë kurrë se nga kanë ardhur

Publikuar

-

Edi Rama i “pushtoi” italianët në dy minuta e njëzet sekonda. Me një gjest shumë fisnik, natyrisht. Kryeministri shqiptar ka dërguar 30 mjekë në ndihmë të fqinjit tonë të përtej Adriatikut, “tridhjetë anëtarë të ushtrisë sonë të vogël me rroba të bardha”, siç vetë Rama i thërret. “Ne nuk jemi të pasur, por as nuk harrojmë. Ju na mirëpritët në kohët më të vështira, ne nuk e braktisim mikun në vështirësi”, – tha ai në fjalimin e shkurtër, me të cilin përshëndeti mjekët që niseshin për në zonat më të prekura të zonës së Bergamos.

Asnjë retorikë, sens shumë i zakonshëm dhe një zemër e madhe nga një karakter eklektik, sigurisht më shumë se një politikan. Basketbollist në rininë e tij dhe, në përgjithësi, i apasionuar pas sportit; piktor dhe pedagog në Akademinë Shqiptare të Arteve; gazetar dhe eseist; Rama e filloi karrierën e tij politike në fillimin e viteve ’90, kur ishte një nga themeluesit e Lëvizjes për Demokraci.

Nga viti 2000 deri në vitin 2011 mbajti detyrën e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit shqiptar, për tri mandate radhazi, dhe, pas disa vitesh si drejtues i opozitës, më 2013 u bë kryeministër. Një pozicion që e mban ende, së bashku me atë të Ministrit të Jashtëm. Pa fshehur kurrë brohoritjet e tij për Juventusin.

Përshëndetje Kryeministri Rama, para së gjithash më lejoni t’ju falënderoj për gjestet dhe fjalët drejt vendit tonë, ishin prekëse dhe motivuese. Si ndihesh me kaq shumë pëlqime dhe kaq shumë ndjeshmëri nga Italia në orët e fundit?
Unë e pranoj me nder dhe përulësi, por me sinqeritet të plotë duhet t’ju them se ne, shqiptarët, jemi ndier pjesë e Italisë që nga kohërat e vjetra. Ky gjest nuk është thjesht solidaritet mes popujve, por familjaritet, nëse mund ta përcaktoj kështu, midis dy fqinjëve, të cilët jetojnë në të njëjtin oborr.

Sa e vështirë është të luash një rol si i yti në mes të një krize ndërkombëtare të këtij lloji?
Politika për mua nuk është ai përbindëshi i keq, që të gjithë kanë tendencë ta demonizojnë, të flasin keq për të, por shpikja më e bukur e njeriut për të zgjidhur problemet me burra e gra të tjera, që nuk mund t’i zgjidhësh vetëm. Padyshim që politika ka bërë kaq shumë dëm për njerëzimin dhe për fat të keq ajo vazhdon ta bëjë atë çdo herë e përsëri edhe sot! Por, megjithatë, pa politikë nuk do të kishim ndonjë nga ato shumë mrekulli që kanë shndërruar botën, duke e bërë atë një vend më të mirë. Qeveritë demokratike kanë bërë punë të mira vazhdimisht për të përmirësuar jetën e njerëzve, hap pas hapi. Gjërat që ato bëjnë nuk bien nga qielli, edhe nëse mund të duket kështu, sepse gabimet e qeverive dhe mëkatet e politikanëve janë pothuajse ekskluzivisht ato që vihen re.

Si po shkojnë gjërat në Shqipëri?
Në Shqipëri po luftohet një e kaluar shumë e rëndë dhe çdo ditë mundohemi të fitojmë një betejë rraskapitëse të modernizimit kundër kohës së gjatë të humbur. Por, tani nuk ka pothuajse asnjë betejë të madhe politike që nuk ndërlidhet me popujt e tjerë. Ata që propozojnë ta fitojnë këtë betejë brenda kufijve të tyre, mashtrojnë veten dhe njerëzit që përfaqësojnë. Duket se virusi i mallkuar, që po ul shumë vende në gjunjë, ka ardhur për të na treguar vetëm këtë, duke na bërë të vuajmë në një mënyrë që nuk është parë kurrë në këto zona të botës. Ne jemi në një luftë botërore kundër “Coronavirus”. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një luftë, që fitohet vetëm duke mbrojtur vetveten. Kjo taktikë mund të shërbejë deri në një pikë të caktuar, sepse nëse nuk jemi në gjendje të dalim nga zona jonë e problemit, do të jetë dhimbje edhe më e madhe nga sa po përjetojmë. E pabesueshme që ende nuk po shohim një tabelë në horizont, që flet për këtë dramë në nivelin europian apo edhe global. Nuk flitet për kundërsulm, për të fituar, por vetëm maska, respiratorë dhe drita jeshile të shteteve për të rritur borxhin e tyre! Këtu na duhet një Europë sacchiane, ku shtetet kampione luajnë për ekipin. Pra, të gjithë të mbrohen në zonë dhe të gjithë të sulmojnë si një ortek! Duke u mbyllur në kufijtë tanë luajmë si galaktikët e atij Real Madridi, që fitoi pak, ose asgjë. Jo vetëm Europa, por askush nuk do të fitojë asgjë i vetëm. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, nëse duan ta fitojnë këtë luftë”.

E shkuara juaj si sportist…
Kam luajtur basketboll, kam qenë organizator. Idhulli im ishte Dino Meneghin. Sporti më mësoi shumë në aspektin e mentalitetit dhe strategjisë. Gjithmonë ndiqja skuadrat dhe trajnerët e shkëlqyer për të përmirësuar veten. Kam mësuar shumë dhe jam mirënjohës për mjaft prej tyre, si José Mourinho dhe klasi i tij autentik.

Ju jeni tifoz i Juventusit…
Kam mësuar shumë nga Juventusi, me të cilin jam lidhur që kur isha fëmijë. Në periudha të ndryshme, ka qenë një shkollë për mua, se si të bëj një grup për të fituar. Juve është për mua mishërimi i shpirtit fitues, edhe kur parashikimet e sensit të përbashkët thonë të kundërtën. Kam një uniformë të kësaj skuadre, që më ka ndihmuar në stërvitjen time mendore”.

Lojtarët e Juventusit kanë vendosur të shkurtojnë pagat?
Kjo është forca e asaj fryme, për të cilën thashë më parë dhe që e bën Juventusin një fe, jo thjesht një ekip i shkëlqyer futbolli. Në këto ditë nuk jam dëgjuar me presidentin Andrea Agnelli. Jemi takuar një herë, por nuk e njohim njëri-tjetrin. Është një gjë e shkëlqyeshme, sepse të jetosh me mitin e Avokatit është me të vërtetë një ndërmarrje e madhe, që kërkon vizion të shkëlqyeshëm dhe bindje të jashtëzakonshme. I heq kapalen! Në Romë takova Buffon dhe Cristiano Ronaldo. Burra me një zemër të madhe, falë kujtesës gjithmonë shumë të fortë për të kaluarën e tyre, kur nuk ishin askushi. Lojtari im i preferuar ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Dino Zoff. Qeveria ime do të donte Chiellini për të Brendshëm dhe Bonucci për Mbrojtjen”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: