Connect with Us

“Asnjë lek futbollit”, Duka: Rama të mos bëjë këto deklarata, le t’iu japë sa fasoneve atëherë

Kombëtare

“Asnjë lek futbollit”, Duka: Rama të mos bëjë këto deklarata, le t’iu japë sa fasoneve atëherë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me jo kërkesës për ndihmë të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të përfshirë atë që meren me futboll në pakën e ndihmës për koronavirusin. Në lidhje me këtë, në një intervistë për report TV, kreu i federatës Armando Duka, është shprehur:

“Në fakt nuk e kam dëgjuar atë që ka thënë kryeministri sot, por ajo çfarë ne kemi kërkuar është që t’i sigurohet një minimum jetik futbollistëve, një minimum jetij njerëzve që meren me futbollin. Nëse ka keqinterpretime sipas dëshirave të njerëzve nuk bëhet fjalë për futbollistë të pasur, bëhet fjalë për njerëz që duhet të mbijetojnë dhe ta kalojnë këtë situatë. Dhe kur flasim për futbollistë, trajnerë e tjerë… nuk janë vetëm atë të kategorisë Superiore, por janë shumë të tjerë të kategorive më inferiore që futbollin e kanë profesion.”

Ndërkohë për arsyen e nxjerrë nga kryeministri, se nuk i paguan klubet dhe lojtarët për shkak se deklarojnë paga fasoneria Duka është përgjigjur:

“E para kryeministri bën mirë mos ti bëjë këto deklarata sepse e komandon aiq everinë dhe ti kontrollojë. E dyta le t’I japë aq sa deklarojnë. Nëse deklarojnë sa një fason, le t’u japë sa një fason.”

Sakaq, ditë më parë Duka ka njoftuar se dy pjestarë të federatës janë të prekur me koronavirus.

“Po kemi patur dy raste të infektuar me COVID, të cilët të dy e kanë kaluar dhe kanë rezultuar negative tashmë.”

Në fund Duka shtoi se në federatë po punohet me staf të reduktuar dhe në këto kohë po bëhet maksimumi për terrenin, që mbehet fusha ku demostrohet futbolli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: