Connect with Us

Berisha: Në fillim e pata të vështirë te Skënderbeu, por ja kush më ndihmoi t’ia dilja mbanë

Sport

Berisha: Në fillim e pata të vështirë te Skënderbeu, por ja kush më ndihmoi t’ia dilja mbanë

Publikuar

-

Ish-futbollisti i Skënderbeut Bernard Berisha foli për gjendjen e krijuar në Rusi, ku luan me Akhmat Groznin, për shkak të koronavirusit

Për  “Supersport”, futbollisti i i Kosovës rrëfen dhe momentin kur u shpërblye me makinë nga presidenti i klubit të Akhmatit si dhe për shokun e skuadrës Odise Roshin, i cili po kryen sezonin më të mirë individual tek Akhmati.

“Situata në Rusi prej koroanvirusit – Në Rusi po qëndrojnë në shtëpi për shkak të këtij virusi. Shpresoj të kalojë shpejt, pasi ne jemi mësuar me aktivitete, por tani i rëndësishëm është shëndeti. Klubi ka vendosur të qëndrojmë një muaj pushim, pasi këtu është vendosur më 30 maj, e deri në 30 maj do të jemi në shtëpi pastaj do të varet nga situata. Tek Akhmati jam përshtatur shumë mirë dhe kam shumë respekt për klubin, kontratën e rinovova pa e parë fare.

Dhurata e presidentit  Kisha një mosmarrëveshje me trajnerin dhe presidenti kërkoi që unë të luaja. Trajneri më futi në fushë dhe shënova gol e pas ndeshjes më thanë që më kërkon presidenti. E pashë që ishte një makinë dhuratë nga klubi në shenjë respekti.

Odise Roshin – Roshi këtë sezon ka treguar një gjendje shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Mundohem të jem afër me të pas largimit të Balajt, që ishte shoku i tij më i mirë. Unë dhe Roshi të japim më të mirën për klubin dhe kombëtaret tona.

Shtyrja e ndeshjes Maqedoni e Veriut-Kosovë – Ishte vendimi i duhur, pasi jemi të gjithë pa stërvitje. U bëj thirrje të gjithëve që duhet të jemi të përqendruar e të dëgjojmë çfarë thonë mjekët. Ne nuk kemi fuqinë e Gjermanisë apo shteteve të tjera. Në Kosovë, përveç virusit, edhe situata e politikës nuk është e mirë, por ata duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira e për këtë duhen falënderuar mjekët me punën e tyre.

Skënderbeu – Dua të falënderoj lojtarët e Skënderbeut, pasi më afruan shumë shpejt. Futbolli luhet për tifozët dhe unë dua gjithmonë të fitoj në këtë lojë. Çdo stërvjte kisha problem për t’u përshtatur, pasi kishte shumë lojtarë të mirë teknikisht. Në fillim hasa vështirësi te Skënderbeu, por më pas trajneri Josa ka bërë një punë shumë të madhe me mua. Skënderbeun dua ta falënderoj, edhe presidentin Takaj, ua kanë qenë shumë korrekt”, përfundoi futbollisti Bernard Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: