Connect with Us

Cana: Kam debutuar 19-vjeç te PSG, ja si ishte Ronaldinjo

Kombëtare

Cana: Kam debutuar 19-vjeç te PSG, ja si ishte Ronaldinjo

Publikuar

-

Kapiteni i legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, ka kujtuar me nostalgji në këtë përiudhë izolimi aventurat e suksesshme me Lacion dhe PSG-në. Në një prononcim për median italiane “Tuttomercatoëweb”, Loriku ka folur edhe për situatën aktuale për shkak të Koronavirusit, duke u shprehur:

SITUATA- Jam transferuar në Romë së bashku me familjen që prej shtatorit. Ne jetojmë këtu duke respektuar rregullat dhe duke bërë detyrën tonë. Kam 2 fëmijë në shtëpi dhe përpiqemi që ata mos e përjetojnë këtë situatë. Ne jemi një komunitet shumë i përhapur, kam të afërm në të gjithë botën. Mundohem të jem në kontakt me të gjithë. Kur je jashtë Italisë, shikon numrat e frikshëm të humbjes së jetës dhe të gjithë shqetësoheshin. Italia ka shërbyer për të kuptuar se çfarë mund të bëjë ky virus. Sidoqoftë, unë nuk kam parë shumë organizim midis vendeve të Unionit.

NDIHMA E SHQIPËRISË PËR ITALINË – Ndihem krenar. Kam marrë qindra thirrje dhe mesazhe dashurie nga miqtë italiane. Mundohem t’u them njerëzve, që të mbajnë mend lidhjet midis të gjitha kombeve. Mes Italisë dhe Shqipërisë, marrdhëniet kanë rrënjë të thella. Ne nuk kemi qenë në Itali vetë në këto 30 vite. Pas 1990 Italia u bë shtëpia jonë e dytë, në një periudhë të ndërlikuar për vendin tonë. Është një betejë e vështirë, por kjo ndihmë duhet të bëhej, për të treguar dashuri dhe mirënjohje për Italinë.

FUTBOLLI- Është situatë tepër e ndërlikuar. Ndoshta pas Pashkës mund të rifillojë sezoni duke u luajtur me dyer të mbyllura. Është e vështirë të flasësh për futboll kur ka mijëra njerëz të infektuar. Futbolli është për njerëzit. Nëse ata mendojnë vetëm për t’u kujdesur për veten dhe për të ndihmuar të dashurit e tyre është e kotë të mendosh për futbollin.

E SHKUARA SI FUTBOLLIST- Kam debutuar 19 vjeç te PSG dhe kisha atje lojtarë si Ronaldinjo, Poçetino, Gabriel Hajze dhe Anelka. Ronaldinjo ishte special, por edhe Okoça ishte mbresëlënës.

PËRVOJA NË ITALI – Finalja e Kupës së Italisë së 26 majit kundër Romës. Një derbi në finale e Kupës, aty e kemi kuptuar të gjithë sa ishte i rëndësishëm për tifozët.

E ARDHMJA – Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të përfshirë një mijë fëmijë tani. Shpresoj që të bëhem një drejtues në botën e futbollit më shumë se një trajner.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: