Connect with Us

Deklarata e fortë e Memushajt: Vëllai im ka simptomat e koronavirusit

Kombëtare

Deklarata e fortë e Memushajt: Vëllai im ka simptomat e koronavirusit

Publikuar

-

Shqipëria ka shumë futbollistë që luajnë në Itali dhe janë të prekur nga situata e rëndë që po përjeton vendi fqinj për shkak të përhapjes së frikshme të Covid-19. Një prej tyre, Ledjan Memushaj ka komunikuar me Super Sport, ku ka treguar rreth situatës atje dhe çështjeve të tjera që prekin mesfushorin e kombëtares sonë.

SITUATA NË ITALI– Po bëjmë gati një muaj që jemi mbyllur në shtëpi dhe është gjë e vështirë. Nuk rrihet në shtëpi. Sa hap televizorin dhe sheh lajmet degjon vetëm për njerëz dhe të vdekur dhe të infektuar, prandaj bëhen akoma më të vështira këto ditë. Çdo ditë këtu ngjan sikur do të jetë pak më mirë, por është akoma më keq gjendja. Tani sikur po përmirësohet pak sepse po ulet numri njerëzve që shkojnë në spitale. Por besoj se do zgjasë akoma si situatë, besoj se akoma një muaj do zgjasë.

GJENDJA E FAMILJARËVE– Ne jemi të gjithë mirë. Kam vëllain, i cili ka 10 ditë me simptoma, por nuk ka bërë tamponin dhe ata nuk ta bëjnë po nuk pate disa efekte të tjera.

FUTBOLLI NË ITALI DHE RIFILLIMI- Besoj se te ekipi jonë ka kaluar ajo frika sepse kemi pasur një situatë të jashtëzakonshme. Tani është e vështirë flasësh për futboll, por duhet folur sepse edhe ajo është një gjë që duhet të merret në konsideratë sepse futbolli në Itali është industria e dytë në gjithë vendin. Besoj se për dy muaj do kërkojnë me çdo kusht ta përfundojnë kampionatin sepse janë shumë para që humbasin klubet dhe shteti.

DËRGIMI I MJEKËVE SHQIPTARË NË ITALI- U ndjeva shumë krenar. Më pëlqyen shumë edhe fjalët e Ramës. Janë gjëra të vërteta sepse me të vërtetë na kanë ndihmuar më para dhe na kanë ndihmuar edhe tani me tërmetin. Kam marrë mesazhe nga shokë futbolli, por edhe jashtë tij. Më kanë dërguar mesazhe për të më falenderuar.

FUNDI I KARRIERËS ME FLAMURTARIN?- Do të kisha dëshirë ta mbyllja karrierën në Vlorë. E vetmja gjë është, nëse më lë akoma trupi se kur arrin në një moshë të caktuar fillojnë edhe problemet. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: