Connect with Us

Shpërthen Dritan Shakohoxha: Nuk e prisja këtë nga Edi Rama!

Kombëtare

Shpërthen Dritan Shakohoxha: Nuk e prisja këtë nga Edi Rama!

Publikuar

-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e bëri të qartë se nga qeveria nuk do të ketë vëmendje sa i përket sportit në këto kohë të vështira. Klubet shqiptare nuk do të mbështeten financiarisht nga shteti ynë në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë këtë krizë që po kalojnë, duke i lënë kështu në një det të trazuar.

Ndërkohë në lidhje me këtë temë ka folur edhe komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha, i cili për emisionin “Fan Zone” në “Supersport” është shprehur se nuk e priste aspak një përgjigje të tillë nga kryeministri Rama.

Sipas tij të paktën të ishte ndjekur shembulli i Kosovës, ndërsa ironizon me fjalët se futboll nuk luan vetëm Ronaldo, por ka dhe lojtarë të tjerë që paguhen shumë pak e presin me padurim fundin e muajit për të marrë rrogën e tyre.

“Nuk e prisja këtë lloj përgjigje nga Rama, më së paku pritej një mbështetje si ajo në Kosovë ku ka më pak banorë dhe mundësi dhe e dhanë një fond nga buxheti për sportin. Mesa duket njerëzit që e këshillojnë Ramën nuk e kanë shumë qejf futbollin.

Këtu nuk po flas vetëm për mbështetje të futbollit, por sportit në tërësi. Nuk e prisja këtë lloj përgjigje. Nëse paraqiten si fasone këto klube, atëherë ti paguaj për fason. Ajo që duhet të kuptohet është se nuk luan vetëm Ronaldo futboll, ka edhe lojtarë që nuk paguhen nga 3000 euro dhe mezi e presin atë rrogën në fundin e muajit”, ka thënë Shakohoxha./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: