Connect with Us

Shpërthen presidenti i Laçit: Jemi në kolaps, nuk na ndihmon as qeveria dhe as FSHF

Sport

Shpërthen presidenti i Laçit: Jemi në kolaps, nuk na ndihmon as qeveria dhe as FSHF

Publikuar

-

Qeveria ka konfirmuar ditën e sotme se nuk do të japë asnjë ndihmë për klubet e futbollit dhe FSHF ka konfirmuar edhe më parë se nuk ka buxhet për ta bërë këtë. I bazuar në këto deklarata, Pashk Laska, presidenti i Laçit jep alarmin, kur thotë për Super Sport se futbolli shqiptar është para një kolapsi total.

“Klubi i Laçit është 75% në pronësi timen dhe 25% të Bashkisë. Megjithatë, nuk ka shumë rëndësi kjo pjesë se ajo që kush do i paguajë këto sportistë. Si do ushqehen dhe si do të fuksionojë sporti në këtë këtë periudhë. Klubi nuk merr përsipër asnjë pagesë, asnjë dietë përsa i përket kësaj periudhe sepse unë e kam biznes privat dhe lekët e mia nuk mund t’i shpërdoroj. Unë paguaj atë që po punon për mua.

Ne paguajmë dhe deklarojmë atë që paguajmë. Flas gjithmonë në emër të klubit tim dhe jo në përgjithësi. Klubi im funksionon në mënyrë të drejtë dhe e deklaron atë që paguan. Paguan rrogat, trajtimin ushqimor, fjetjen dhe të gjitha këto që i përkasin një sportisti profesionist.

Nëse këta mendojnë se një sportist profesionist mund të ushqehet si një punëtor i tjeshtë, s’besoj. Unë i jam drejtuar edhe shtetit, edhe FSHF. Kemi dalë, kemi folur, kemi thënë mendimet tona për këtë pjesë dhe deri tani nuk shoh asnjë dritë jeshile. Përderisa nuk shoh asnjë sinjal nga Federata dhe shteti mendoj se jemi para një kolapsi”, përfundoi presidenti i kurbinasve. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: