Connect with Us

U transferua te Parma, Dermaku: Kjo ishte mundësia ime e fundit

Seria A

U transferua te Parma, Dermaku: Kjo ishte mundësia ime e fundit

Publikuar

-

Kastriot Dermaku është transferuar këtë sezon te skuadra e Parmës, duke realizuar kështu ëndrrën e tij për t’u aktivizuar në Serinë A. Megjithatë, mbrojtësi i kombëtares nuk mund të harroj eksperiencën me Kozencën, e cila e ndihmoi edhe në hapin e madh në karrierë.

Kështu, në një intervistë të fundit, 28-vjeçari ka zbuluar edhe se komuniteti arbëresh ndikoi shumë në përzgjedhjen e tij për të luajtur me Kozencën. “Duhej të vendosja mes Kozencës, Materas dhe Viterbese. Prej disa kohësh kuqeblutë më kërkonin dhe ishin komunitete të ndryshme arbëreshësh që ndikuan në zgjedhjen time. Që më pas rezultoi si zgjedhja më e mirë e mundshme”.

Aventura me Kozencën dhe play off- “Nuk ishte një situatë e lehtë, ishim në vështirësi nga ana psikologjike. Por, më pas erdhën momente të mira, dhe pika e kthimit erdhi pas një fitore 0-3 ndaj Rende. Ishim një ekip i mirë dhe filluam të besonim. Në Siçili jam i bindur se fituam prej gabimit tim, sepse shkuam me dëshirën për të fituar e jo për të barazuar”.

Serie B dhe kalimi me Parmën- “Gjatë sezonit kam pasur kontakt me Parmën. Sapo mora vesh për mundësinë e të luajturit në Serinë A. Ishte një zgjidhje e vështirë por ishte mundësia e fundit për të bërë hapin e madh. Arrin në një moshë të caktuar dhe lindin dyshimet. Tani e gjej veten në një ambient ku punohet mirë dhe më mirë se çfarë pritej”, u shpreh Dermaku. /VipSport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: