Connect with Us

De Biazi: Edi Rama trullosi pasanikët e Europës, Italia nuk do jetë më kurrë si më parë për shqiptarët

Kombëtare

De Biazi: Edi Rama trullosi pasanikët e Europës, Italia nuk do jetë më kurrë si më parë për shqiptarët

Publikuar

-

Xhani De Biazi është nga ata që lënë gjurmë. Kush ka dyshime për këtë, duhet të pyesë tifozët e Torinos. Le t’u marrin atyre një opinion për kryeveprën që bëri trajneri i parë në epokën e Urbano Kairos. Asokohe, trajneri dhe presidenti realizuan diçka fantastike. Ishte sezoni 2005-2006.

Ose hidhuni një sy për pak sekonda televizioneve dhe hapësirave në rrjetet sociale që frekuentojnë tifozët shqiptarë dhe do të kuptoni se ende flitet për atë që Shqipëria e tij arriti të kualifikohej në Europian. Ishte vera e katër viteve më parë kur ai realizoi veprën e tij me kuqezinjtë duke fituar edhe 1-0 kundër Rumanisë. Pati festë kombëtare. Asokohe ai me topin befasoi Europën, ndërsa sot kryeministri Edi Rama ka çuditur botën.

De Biazi po i jeton këto ditë dramatike në shtëpinë e tij në Koneljano, në Veneto, duke ndjekur me shqetësim atë që po kalon Italia, por me ndonjë mendim më tepër në kokë. Ato mendime të një babai që e ka vajzën mejeke okuliste që punon çdo ditë në spitalin e Padovas.

Pak ditë më parë De Biazin e përshkuan drithërima të forta, në gjithë qëninen e tij. Sapo kishte dëgjuar kryeministrin Edi Rama në atë fjalim emocionues teksa po përcillte 30 mjekë dhe infermierë drejt Italisë për të luftuar Koronavorusin në spitalet tona. Ishte një akt i pastër dashurie kundrejt Italisë dhe i emocionoi të gjithë.

De Biazi, a u surprizuat? 

Absolutisht jo, përkundrazi. I njoh shumë mirë shqiptarët dhe mund të them me bindje se janë një popull i mrekullueshëm. Jam I nderuar që jam një mik i kryeministrit Edi Rama, për të cilin mund të them se ëhstë një person një profil të lartë. Nga ana e tij dhe e gjithë Shqipërisë mund të them se ky ishte një gjest bujarie kundrejt Italisë. Nuk më befason: është tipike e shpirtit të shqiptarëve.

Na ndihmoni që të kuptojmë më mirë: prej nga buron kjo mbështetje ndaj Italisë?

Kjo mbështetje e tyre buron para së gjithash nga fakti që ndihen në borxh me ne. Në vitet 1990-të i kemi ndihmuar shumë, jemi treguar bujarë dhe ata nuk e kanë harruar asnjëherë. Kështu pra, Shqipëria e vogël i dha një leksion gjithë botës: me solidaritet demonstroi qartë se për të pasur një zemër të madhe nuk është e nevojshme që të kesh edhe portofolin të madh. Sot Shqipëria e vogël është këtu duke luftuar me ne, ndërsa shtete shumë më të mëdha na kthyen shpinën.

Çfarë do të thotë tani e tutje që të jesh shqiptar në Itali?

Gjesti i Ramës shkatërroi me një goditje të vetme të gjitha paragjykimet që kemi ne italianët kundrejt këtij komuniteti. Pas Koronavirusit Italia nuk do të jetë më si më parë për shqiptarët. Duhet ta themi se deri tani shqiptarët në Itali janë paragjykuar në masë dhe janë etiketuar me gjëra që nuk iu përkasin: unë i kam njohur mirë, në qytete dhe në zona rurale. Janë njerëz të thjeshtë, bujarë dhe punëtorë të mëdhenj. Falë kësaj, në 5-6 vitet e fundit kanë hedhur hapa gjigantë në shumë sektorë. Mjafton t’ju përmend futbollin, në Tiranë kanë një stadium të ri të mrekullueshëm.

A keni biseduar me kryeministrin Rama?

E përshëndeta me një mesazh ku i shkruajta: “I dashur Rama, ishte një gjest i madh humanizmi nga ana juaj dhe e popullit shqiptar. Ja krenar për shembullin që i dhe botës. Përqafime nga Xhani”. Rama u tregua vërtetë i zoti. Ka më shumë rëndësi gjesti se sa sasia. Bëri lëvizjen e duhur duke i dhënë një mesazh pjesës tjetër të botës, asaj pjese më të pasur që tani është e trullosur nga bujaria e këtij vendi të vogël, e kësaj hirusheje. Por po flasim për një burrë që, më besoni, është gjithnjë një hap par

Kush është Edi Rama?

Është një njeri me kulturë të madhe, ka udhëtuar shumë dhe përveç italishtes, anglishtes, frëngjishtes, flet mirë edhe spanjisht. E dashuron vërtetë Italinë dhe futbollin tonë. Në fakt ai nuk e fsheh asnjëherë që është tifoz i Juventusit. Madje tani që e mendoj mirë, mund ta mbyllim kështu: bëri një gjest ku mëshirohet e gjithë filozfia e klubit të Torinos, por është i rrallë sepse e ka bërë një juventin.

Pershtati: Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: