Connect with Us

Historia e dhimbshme e Ronaldos: Asgjë nuk ka vlerë pa babain tim

Seria A

Historia e dhimbshme e Ronaldos: Asgjë nuk ka vlerë pa babain tim

Publikuar

-

Në intervistën e fundit pamë lot në sytë e Cristiano Ronaldos, si kurrë më parë. Gjatë një interviste, kur u pyet për babanë, ai u prek shumë dhe nuk i përmbajti dot emocionet. Ylli i Juventusit, tani 35 vjeç, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, çka i lejon tifozët dhe ekspertët ta konsiderojnë atë më të madhin e të gjitha kohërave, përcjell lajmi.net.

Pas nënshkrimit me Manchester United si “adoleshent”, ai shkoi si superstar te Real Madridi. Portugezi shihet si një nga më të mëdhenjtë e sportit në të gjithë globin. Por, i gjithë ai sukses është i ngjyrosur me trishtim, falë një jete familjare të trazuar, me një baba alkoolist, i cili humbi mundësinë ta shihte rritjen meteorike të të birit.

Babai, Jose Dinis Aveiro, vdiq në vitin 2005 për shkak të degradimit të mëlçisë nga alkooli. Kjo ndodhi kur Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte vetëm dy vite karrierë në “Old Trafford”.

Në një intervistë me Piers Morgan, ai u përlot, kur u pyet për të atin: “Babai im ishte i dehur pothuajse çdo ditë dhe kur kjo ndodh nuk është e lehtë të bisedosh, të kesh një lidhje baba-bir. Ai vdiq në moshën 53 vjeçare nga alkooli, kishte probleme me veshkët dhe mëlçia nuk mund të funksiononte më. Unë nuk kam turp që them, kurrë nuk u njoha me babanë tim, të hapesha në bisedë me të, t’i tregoja atë që më ndodhi…”

”Pse u bë alkoolik? Une nuk e di. Ndoshta ai ishte i pakënaqur me jetën e tij, nuk e di. Unë gjithmonë u ndjeva pak i irrituar si një djalë sepse doja një baba më të gjallë, një baba që mund të përballesha, kjo është gjëja për të cilën më vjen shumë keq. Uroj që të mund t’i kem ndarë me të sukseset e mia, do të dëshiroja që të ishte pranë meje, të jetojë si baba krenar, si gjysh, të kisha disa nga këshillat e tij. Dhemb.
Sepse edhe pse unë mendoj se kam arritur ta menaxhoj mirë jetën time në mungesë të tij, asnjë sukses, asnjë fitore, madje as të gjitha paratë në botë, nuk mund ta kthejnë atë”.

Jeta e një ushtari

José Dinis Aveiro u detyrua të shërbente në ushtri. Ai luftoi për të parandaluar që Angola të fitonte pavarësinë nga Portugalia dhe të mbetej koloni e saj. Ishte një luftë e përgjakshme, në të cilën humbën jetën në fushë-betejë disa nga shokët e tij. Duke qenë se pa mizori të ndryshme në këtë luftë, babai i CR7 u ndikua negativisht në aspektin psikologjik e mendor. Kushtet e jetës në luftë ishin të tmerrshme, ndërsa ushtarët kishin të uritur. Edhe kur iu mbërrinin furnizime, ushqimet ishin të prishura, të kalbura.

Akoma më keq, sëmundja përfshiu kampin ushtarak. Shumë burra përfunduan në shtretër të sëmurë, sepse vuanin nga malarja, të dridhurat, ethet. Kjo sëmundje i bënte të paaftë të lëviznin për javë të tëra.

Ushtarët jetonin kryesisht më birrë, Uji nga një lumë lokal nuk ishte i sigurt për t’u pirë. Po ashtu, ishte aq i ngrohtë, sa nuk mund t’ua shuante etjen ushtarëve. Në vend të lëngut jetësor pinin birra. Kur u kthye nga lufta në Aveiro, babai i Ronaldos ishte një burrë i thyer fizikisht e psikologjikisht. Megjithatë, i kishte shërbyer me devotshmëri vendit të tij.

Një jetë e re

Pas 13 muajsh në Afrikë, ku luftoi edhe në Mozambik, Jose Dinis Aveiro u kthye në një Portugali, që mezi e njihte më. Lufta i kishte shpenzuar kaq shumë para vendit, sa u përjetua një situatë e tmerrshme ekonomike. Nuk kishte punë në Madeira, ndaj mërzia e tij ishte e madhe. Ai nisi të pinte shumë alkool nëpër lokale, ku të gjithë e qerasnin për faktin se kishte qenë në luftë si ushtar. Shoku i tij i luftës, Jose Manuel Coelho, i tha ESPN: “Ne u braktisëm. Veteranët e luftës nuk kishin para dhe punë. Sigurisht, kur shoh Ronaldon, më kujtohet babai i tij. Ai kishte probleme dhe nuk kishte asgjë për të ngrënë, kështu që nisi të pinte. Miqtë e tij ia paguanin pijet, sepse nuk kishte para. Madje, as nuk u ushqye si duhet”.

Në një moment të jetës së tij, babai i CR7 u bë kopshtar, pastaj i shtoi të ardhurat me punën shtesë në një ekip me qendër në periferinë e Funchal, Santo Antonio. Ai rregullonte dhomat e zhveshjes dhe sigurohej që të gjithë lojtarët të kishin ujë për t’u larë. Djali i tij u përndoq nga shokët e skuadrës, sepse babai i tij bënte një punë kaq të rëndomtë. Sidoqoftë, kjo e bëri Ronaldon më shumë të uritur për të pasur sukses, për t’u treguar atyre që e përçmuan se ishte i pathyeshëm

Vdekja prej alkoolit

Pas abuzimeve të mëdha me alkoolin, trupi i tij u shkatërrua. Më në fund, ai u dorëzua. Në shtator 2005 ndërroi jetë nga mosfunksionimi i mëlçisë, në moshën 51-vjeçare, në Londër. Ronaldo kishte bërë gjithçka për ta mbajtur në jetë babanë e tij, por të gjitha paratë e botës nuk mund ta ndalonin vdekjen e pashmangshme. Babai vdiq në krahët e CR7, ndërsa si premtim, djaloshi i talentuar deklaroi se do të bëhej futbollisti më i mirë në botë. Ronaldo nuk e theu kurrë premtimin e tij dhe ka vazhduar të fitojë pesë “Topa të Artë”. Por, për fat të keq, babai i tij kurrë nuk e përjetoi suksesin e tij mahnitës. Pikërisht për këtë, ylli i Juventusit shpërtheu në lot së fundi, duke treguar anën e dobët të një futbollisti të pandalshëm e të pakonkurrueshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: