Sport
Kristi Vangjelit i prish punë ndërprerja e kampionatit

Futbolli është ndërprerë dhe aktorët kryesorë në fushë, lojtarët, nuk po e përjetojnë shumë mirë duke qenë se gjatë jetës së tyre nuk janë mësuar të qëndrojnë kaq gjatë pa ushtruar profesionin e pasionin e tyre. Ndërkohë, këto ditë të vështira, në një prononcim për Top Channel, mbrojtësi i bardhebluve, Kristi Vangjeli thekson se pezullimi i kampionatit i prish punë kryeqytetasve.
“Futbolli na mungon të gjithëve, si familja që për momentin e kam larg”. Ndikon për keq ndërprerja? Sigurisht, që kishim ritmin dhe si çdo skuadër që në atë periudhë ka qenë në formë, na prish shumë punë dhe vazhdimësia që do kishte ekipi jonë për t’u shpallur kampion sa më shpejt që është edhe ëndrra ime dhe e gjithë tifozëve bardheblu”, u shpreh Vangjeli.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania